“Udha e shkronjave” ka arritjen më të madhe në fushën ndërkombëtare. Piloton me sukses Cambridge Global Perspectives

Aug 5, 2018 | 19:20
SHPËRNDAJE

Arritja më e madhe në arenën ndërkombëtare që mund të ketë një shkollë 9-vjeçare shqiptare është ajo e shkollës “Udha e shkronjave” që për dy vjet mori pjesë në pilotimin e programit Cambridge Global Persepctives, një lëndë që synon zhvillimin e aftësive: kërkimin, analizën, reflektimin, vlerësimin, komunikimin, bashkëpunimin, për moshat 5-14 vjeç. Lënda bën një lidhje ndërmjet anglishtes si gjuhë e dytë (English as a second language), teknologjisë së informacionit dhe të komunikimit, matematikës dhe shkencës.

rs=w_640

Në vjeshtën e vitit 2015, nga ana e Cambridge Assessment International Education, departament i Universitetit të Kembrixhit u hapën aplikimet për shkollat që do të donin të ishin shkolla pilot të Kembrixhit për programin e ri (lëndën e re) Cambridge Global Perspectives që do të pilotohej në vitet 2016-2018. Pilotim ndryshon nga prova. Pilotimi është më i gjatë dhe prova më e shkurtër. Provë janë për shembull Shkolla “Udha e shkronjave” aplikoi përmes drejtorit të saj Artur Shkurti, që është edhe autor i librit “Logjika 7,8,9”. Aplikimi u pranua dhe doli që “Udha e shkronjave” ishte vetëm një nga pesë shkollat në Europë që ishin caktuar për pilotim. 20 shkolla të tjera ishin caktuar nga kontinente të tjera.

Me Lynda Bramwell - drejtuese në programin pilot Cambridge Global Perspectives
Me Lynda Bramwell – drejtuese në programin pilot Cambridge Global Perspectives
Mirela Shkurti në Konferencën e Shkollave Pilot të Kembrixhit në Jesus College, Cambridge
Mirela Shkurti në Konferencën e Shkollave Pilot të Kembrixhit në Jesus College, Cambridge

Në 4-5 prill 2016, në Jesus College, u mbajt Konferenca e Shkollave Pilot të Kembrixhit, ku dy anëtarët e drejtorisë Artur & Mirela Shkurti morën pjesë. Në Konferencë u dhanë bazat teorike të programit të ri, nevoja për të, skemat e punës, u bënë teste të ideve kryesore.

Në prill 2016, ne filluam bashkëpunimin online me Kembrixhin dhe me shkollat e tjera pilot në botë. Në shtator 2016, filloi zbatimi i programit të ri në të gjitha klasat e shkollës “Udha e shkronjave”. Ne mendojmë se edhe brenda grupit të shkollave pilot shkolla “Udha e shkronjave” pati kontribute të veçanta për pilotimin global, sepse caktuam më shumë orë në dispozicion, mësimdhënia nuk u pasua nga një mësues tek tjetri, por e mbajti vetë drejtori i shkollës Artur Shkurti, i cili pati dëshirën për të aplikuar dhe suksesin e miratimit. Kjo siguroi një reflektim më të plotë e të saktë mbi vlerat e programit.

Me mësues të një shkolle pilot nga Kina, për programin Global Perspectives
Me mësues të një shkolle pilot nga Kina, për programin Global Perspectives

Nga ana tjetër, shkolla “Udha e shkronjave” lëvizi një vit më parë projektit pilot për të zbatuar idetë e reja mbi edukimin global, nisur nga puna e Veronica Boix Mansilla dhe Anthony Jacson, që u paraqit në Konferencën e Shkollave Pilot të Kembrixhit në shtator 2015. “Udha e shkronjave” për herë të parë nisi punën me Kompetencën Globale.

Me mësuese të shkollës pilot nga Arizona, Shba
Me mësuese të shkollës pilot nga Arizona, Shba

Gjatë pilotimit të Cambridge Global Perspectives shkolla “Udha e shkronjave” duhej t’u kthente përgjigje pyetjeve të Kembrixhit nëse përparimi i programit nga tema në temë, nga viti në vit ishte ai që duhej, pra i përputhur me objektivat e lëndës, nëse vlerësimi i aftësive arrinte të ishte në standardin e duhur, nëse ishte e lehtë që programi të përfshihej në mënyra të ndryshme në kurrikulën ekzistuese të shkollës.

Me mësues të shkollës pilot nga Lajpcig, Gjermani
Me mësues të shkollës pilot nga Lajpcig, Gjermani

Studimet tregojnë që sa më herët të fillojë të zhvillojnë dhe të praktikojnë aftësitë, aq më i madh do të jetë impakti në të mësuarin e tyre. Fakti që “Udha e shkronjave” është ndër të parat shkolla në botë që Cambridge Global Perspectives ua ofron nxënësve të vet që në fillore do të bëjë që të zhvillohen dhe të nguliten aftësitë ndërkurrikulare në një moshë të hershme, duke i mbështetur ata në studimet e tyre ndërkohë që kalojnë në ciklin tjetër Cambridge Lower Secondary (klasa 6-8) dhe më tej në IGCSE (klasa 9-10) apo A Level (klasa 11-13).

Në rastin e shkollës “Udha e shkronjave”, investimi ynë i hershëm në arsim cilësor për filloren (ky hyn tashmë edhe Global Perspectives) ka treguar që rezultatet rriten jashtëzakonisht kur vjen puna për filloren. Grafiku më poshtë u prodhua mbas 21 testeve të Kembrixhit në klasat 2-8 në lëndët anglisht, matematikë, shkencë, duke krahasuar mesataren e shkollës “Udha e shkronjave” me mesataren e komunitetit global të Kembrixhit.

Nxënësit kanë për të bërë 6 tema në vit. Sipas klasave janë:

Temat e fillores në Cambridge Global Perspective

Mësuese e shkollës pilot nga Arabia Saudite, në Konferencën e Shkollave Pilot të Kembrixhit, 4-5 prill 2016
Mësuese e shkollës pilot nga Arabia Saudite, në Konferencën e Shkollave Pilot të Kembrixhit, 4-5 prill 2016

Të jemi të shëndetshëm; Zhvendosja në një shtet të ri; Të kuptojmë besimin; Të ndihojmë për paqen; Njerëzit – të rinjtë dhe të vjetrit; Zvogëlo, ripërdor, riciklo; Të pasur dhe të varfër; Bota e punës; Kujdesi për planitetin Tokë; Bindja ndaj ligjit; E drejta për të mësuar;  Sporti dhe çlodhja; Përdorimi i energjisë; Familja; Uji, ushqimi dhe bujqësia; Kompanitë botërore; Jeta dhe puna së bashku; Zhvendosja e të mirave dhe e njerëzve; Ndarja me të tjerët e planetit Tokë; Kujdesi për sigurinë; Përmirësimi i komunikimit; Kompjuterat dhe teknologjia. 

Temat e ciklit të lartë (Klasa 6-8)

Sëmundja dhe shëndeti; Migrimi; Sistemet e besimit; Konflikti dhe paqja; Ndryshimet demografike; Vijueshmëria; Varfëria dhe pabarazia; Punësimi; Biodiversiteti dhe dëmtimi i ekosistemeve; Ligji dhe kriminaliteti; Arsim për të gjithë; Sporti dhe çlodhja; Traditat, kultura dhe identiteti; Karburantet dhe energjia; Familja; Uji, ushqimi dhe bujqësia; Globalizimi; Ndryshimi i komuniteteve; Tregëtia dhe ndihma; Transporti dhe infrastruktura; Njerëzit dhe gjallesat e tjera; Të drejtat e njeriut; Gjuha dhe komunikimi; Bota dixhitale.

Si bëhet vlerësimi në  Cambridge Primary Global Perspectives ? 

Paul Bullen Smith, për shumë vjet drejtor i departamentit Cambridge Global Perspectives
Paul Bullen Smith, për shumë vjet drejtor i departamentit Cambridge Global Perspectives

Kryesisht mësuesit përqëndrohen në përshtypjet, shenjat, dëshmitë gjatë punës mësimore (formative feedback) në aftësitë që ata duan që nxënësi t’i zhvillojë . Kur mbaron një temë, mësuesit diskutojnë me nxënësit ‘çfarë shkoi mirë’ dhe si mundet të përmirësohet, në mënyrë që nxënësit të reflektojnë mbi të, dhe të përmirësojnë performancën e tyre.

Në fund të ciklit fillor, nxënësit e shkollës “Udha e shkronjave” u janë nënshtruar dy provimeve që kontrollohen në Kembrixh dhe që quhen Cambridge Primary Checkpoint Global Perspectives. Nxënësit bëjnë një projekt në grup që përdoret për të vlerësuar se si janë zhvilluar aftësitë gjatë programit. Fillimisht punët janë vlerësuar nga shkolla “Udha e shkronjave” dhe pastaj vlerësimi moderohet nga Kembrixhi që jep edhe vlerësimin përfundimtar. Nxënësit marrin një vlerësim përfundimtar me shënimet GoldSilver apo Bronze, ndërsa shkolla “Udha e shkronjave” dy herë (pra për dy vitet e pilotimit) ka marrë një raport nga Kembrixhi mbi vlerësimet dhe moderimet.

Ndikimi i programit Global Perspectives në nxënësit e shkollës “Udha e shkronjave” dhe në vetë shkollën?

Ndërkohë që synohen aftësitë e nivelit të lartë, njëkohësisht synohet edhe vetëdija globale. Filozofia e edukimit të shkollës “Udha e shkronjave” u pasurua me kapje të reja që do t’i bëjnë nxënësit të jenë tepër të aftë në jetën që i pret në të ardhmen, sepse kauza tepër të rëndësishme botërore po nisin që në moshë të vogël.

Mësuesit që siguruan suksesin në Cambridge Global Perspectives në dy vitet e pilotimit: Artur Shkurti, Mirela Shkurti, Brunilda Blakçori dhe Viola Banaj, të cilët u pajisën edhe me certifikatat përkatëse.

Më poshtë keni disa fotot nga veprimtaritë tona në kuadër të provimeve tona që lidhen me aftësive që kërkohen në Global Perspectives.

Tema "Bota e punës". Nxënësit "Udha e shkronjave" duke pyetur baristin e një lokali rreth profesionit të tij
Tema “Bota e punës”. Nxënësit “Udha e shkronjave” duke pyetur baristin e një lokali rreth profesionit të tij
Nxënës të klasës së parë në projektin e tyre "Të drejtat e fëmijëve" (ndihma ndaj nxënësve të varfër dhe me probleme psiko-sociale të dy shkollave të Elbasanit)
Nxënës të klasës së parë në projektin e tyre “Të drejtat e fëmijëve” (ndihma ndaj nxënësve të varfër dhe me probleme psiko-sociale të dy shkollave të Elbasanit)
Në fabrikën e miellit "Atlas" nxënësit duke marrë intervista që zbulonin botën e punës në kuadër të temës "Why work" në Global Perspectives
Në fabrikën e miellit “Atlas” nxënësit duke marrë intervista që zbulonin botën e punës në kuadër të temës “Why work” në Global Perspectives
Nxënës të klasës së tretë në projektin e tyre "Të drejtat e fëmijëve" (ndihma ndaj nxënësve të varfër dhe me probleme psiko-sociale të dy shkollave të Elbasanit)
Nxënës të klasës së tretë (Udha e shkronjave) në projektin e tyre “Të drejtat e fëmijëve” (ndihma ndaj nxënësve të varfër dhe me probleme psiko-sociale të dy shkollave të Elbasanit)
Grafikë të nxënësve gjatë studimit të mënyrave të komunikimit për temën në Global Perspectives
Grafikë të nxënësve gjatë studimit të mënyrave të komunikimit për temën në Global Perspectives
Nxënës të klasës së pestë dhe shtatë në projektin e tyre "Të drejtat e fëmijëve" (ndihma ndaj nxënësve të varfër dhe me probleme psiko-sociale të dy shkollave të Elbasanit)
Nxënës të klasës së pestë (Udha e shkronjave) dhe shtatë në projektin e tyre “Të drejtat e fëmijëve” (ndihma ndaj nxënësve të varfër dhe me probleme psiko-sociale të dy shkollave të Elbasanit)
Iasona dhe Valeria në studimin e familjes në Global Perspectives
Iasona dhe Valeria në studimin e familjes në Global Perspectives
Nxënës të klasës së gjashtë, shtatë në projektin e tyre "Të drejtat e fëmijëve" (ndihma ndaj nxënësve të varfër dhe me probleme psiko-sociale të dy shkollave të Elbasanit)
Nxënës të klasës së gjashtë, shtatë (Udha e shkronjave) në projektin e tyre “Të drejtat e fëmijëve” (ndihma ndaj nxënësve të varfër dhe me probleme psiko-sociale të dy shkollave të Elbasanit)
Aria duke demonstruar se si ajo mëson të gatuajë, për temën "Learning new things" në Global Perspectives
Aria duke demonstruar se si ajo mëson të gatuajë, për temën “Learning new things” në Global Perspectives
Nxënës të shkollës "Udha e shkronjave" në projektin e tyre "Të drejtat e fëmijëve" (ndihma ndaj nxënësve të varfër dhe me probleme psiko-sociale të dy shkollave të Elbasanit) duke zhvilluar mbledhjen për të vendosur/planifikuar si të organizonin ditën e ndihmave.
Nxënës të shkollës “Udha e shkronjave” në projektin e tyre “Të drejtat e fëmijëve” (ndihma ndaj nxënësve të varfër dhe me probleme psiko-sociale të dy shkollave të Elbasanit) duke zhvilluar mbledhjen për të vendosur/planifikuar si të organizonin ditën e ndihmave.
Puna në grup teston aftësitë e nxënësve në bashkëpunim, që është një nga aftësitë në qendër të Global Perspectives.
Puna në grup teston aftësitë e nxënësve në bashkëpunim, që është një nga aftësitë në qendër të Global Perspectives.
"Udha e shkronjave" organizoi edhe nxënësit e verbër të shkollës "Ramazan Kabashi" që të merrnin pjesë në projektet tona të Kompetencës Globale.
“Udha e shkronjave” organizoi edhe nxënësit e verbër të shkollës “Ramazan Kabashi” që të merrnin pjesë në projektet tona të Kompetencës Globale.
Nxënës nga Korça në projektin e tyre të Kompetencës Globale organizuar nga shkolla "Udha e shkronjave" në kuadër të Olimpiadës XVII Kombëtare, 2017
Nxënës nga Korça në projektin e tyre të Kompetencës Globale organizuar nga shkolla “Udha e shkronjave” në kuadër të Olimpiadës XVII Kombëtare, 2017
Në dyqanin para shkollës "Udha e shkronjave" duke intervistuar shitësen për llojet e frutave të thata, të konservuara, datave të skadencës etj. në Global Perspectives, klasa 1.
Në dyqanin para shkollës “Udha e shkronjave” duke intervistuar shitësen për llojet e frutave të thata, të konservuara, datave të skadencës etj. në Global Perspectives, klasa 1.
Sirio Dafa, duke zhvilluar projektin e vet të Kompetencës Globale "Udha e shkronjave"
Sirio Dafa, duke zhvilluar projektin e vet të Kompetencës Globale “Udha e shkronjave”
Alisja Shkurti, në projektin e vet të Kompetencës Globale "Udha e shkronjave", 2017
Alisja Shkurti, në projektin e vet të Kompetencës Globale “Udha e shkronjave”, 2017
Orelg Gjoni, Ersekë, duke zhvilluar projektin e vet të Kompetencës Globale
Orelg Gjoni, Ersekë, duke zhvilluar projektin e vet të Kompetencës Globale
Nxënës nga Elbasani me një poster falenderimi për nxënësit e shkollës "Udha e shkronjave" që morën pjesë në projektin "Të drejtat e fëmijëve".
Nxënës nga Elbasani me një poster falenderimi për nxënësit e shkollës “Udha e shkronjave” që morën pjesë në projektin “Të drejtat e fëmijëve”.
"Udha e shkronjave" bashkëpunoi me psikologen e dy shkollave të Elbasanit për realizimin e projekteve (aksionit) të nxënësve tanë dhe të olimpiadës për ndihmë ndaj nxënësve të varfër, ose me probleme psiko-sociale, në kuadër të Kompetencës Globale.
“Udha e shkronjave” bashkëpunoi me psikologen e dy shkollave të Elbasanit për realizimin e projekteve (aksionit) të nxënësve tanë dhe të olimpiadës për ndihmë ndaj nxënësve të varfër, ose me probleme psiko-sociale, në kuadër të Kompetencës Globale.
Nxënës të shkollës "Udha e shkronjave" duke diskutuar me psikologen e shkollës së të verbërve "Ramazan Kabashi" lidhur me projektet tona për provimet në Global Perspectives
Nxënës të shkollës “Udha e shkronjave” duke diskutuar me psikologen e shkollës së të verbërve “Ramazan Kabashi” lidhur me projektet tona për provimet në Global Perspectives
A do ta bëjë roboti punën tënde? Një nga temat në Global Perspectives
A do ta bëjë roboti punën tënde? Një nga temat në Global Perspectives
Klasa 6 "Udha e shkronjave" në veprimtaritë në kuadër të vlerësimit përfundimtar për Cambridge Global Perspectives. Projekti i tyre "Si t'i dhurojmë një ditë sportive nxënësve të verbër".
Klasa 6 “Udha e shkronjave” në veprimtaritë në kuadër të vlerësimit përfundimtar për Cambridge Global Perspectives. Projekti i tyre “Si t’i dhurojmë një ditë sportive nxënësve të verbër”.
Klasa 5 duke mbyllur projektet e grupit për vlerësimin përfundimtar në Cambridge Global Perspectives
Klasa 5 duke mbyllur projektet e grupit për vlerësimin përfundimtar në Cambridge Global Perspectives
Në përfundim të temës "Familja" në Global Perspectives
Në përfundim të temës “Familja” në Global Perspectives
Si t'u dhurojmë fëmijëve të verbër një ditë mësimi arti. Pjesë e vlerësimit të ciklit në Global Perspectives.
Si t’u dhurojmë fëmijëve të verbër një ditë mësimi arti. Pjesë e vlerësimit të ciklit në Global Perspectives.
Të ndihmojmë nxënësit e verbër të vijnë në olimpiadë. Duke printuar në Braille problema olimpiade. Tema "Education for all" pjesë e Global Perspectives
Të ndihmojmë nxënësit e verbër të vijnë në olimpiadë. Duke printuar në Braille problema olimpiade. Tema “Education for all” pjesë e Global Perspectives
Klasa e tetë zhvillon "Reasearch report", pra mbyll një temë studimore dhe nxënësit shtruan pyetje studimore që lidheshin me sfidat që përballojnë nxënësit e verbër, ndaj kaluan kohë në mjediset e shkollës së nxënësve që nuk shikojnë "Ramazan Kabashi", në Tiranë
Klasa e tetë zhvillon “Reasearch report”, pra mbyll një temë studimore dhe nxënësit shtruan pyetje studimore që lidheshin me sfidat që përballojnë nxënësit e verbër, ndaj kaluan kohë në mjediset e shkollës së nxënësve që nuk shikojnë “Ramazan Kabashi”, në Tiranë
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura