U vra se ngacmoi gruan në lokal, dëshmitari tregon ngjarjen: Ajo gënjeu, ai s’mund ta përdhunonte se…

Dec 12, 2017 | 18:44
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Zbardhen te tjera detaje nga ngjarja e rende ne Divjakë, ku pronari i nje lokali ne fshatin Goriçaj, vrau me arme gjahu shtetasin Judmill Stambolliu, 42 vjeç, banues në te njejtin fshat.

almir-llupo-1-933x445

Një banor i zonës, i cili i njeh të dyja familjet, si atë të viktimës, edhe atë të autorit, tregon në një rrëfim për JOQ.al se ngjarja nuk ka ndodhur aspak në atë mënyrë. Ai rrëfen se sherri ka nisur në lokalin që ka në pronësi Toromëni.

Gjithçka është bërë pasi Llupo, person me precedentë të mëparshëm penalë, ka dashur të ngrejë zërin e televizorit, ndërsa pronari, i cili është njëkohësisht edhe autori, nuk ka pranuar.

Në debat e sipër, Toromëni është ngjitur në katin e dytë të ndërtesës, ku është shtëpia e tij, ka marrë armën dhe ka shtënë mbi Llupon disa herë, duke e lënë atë të vdekur në vend.

Sipas dëshmitarit, Admir Llupo nuk ka tentuar në asnjë moment të përdhunojë apo të ngacmojë seksualisht bashkëshorten e Petrit Toromënit, pasi ai (Llupo) dhe Irma (gruaja e Petritit) janë kushërinj mes tyre.

Dëshmitari thotë se gruaja e Toromënit nuk ka qenë fare në vendngjarje, por në shtëpi. Ajo ka dalë pasi ka dëgjuar të shtënat e armës.

Ndër të tjera, dëshmitari rrëfen: Gruaja e autorit ka dëshmuar se ka ardhur që të më përdhunonte në lokal, por gruaja s’ishte aty. Ishte në gjumë. Ajo ka dalë pasi ka dëgjuar të shtënat e armës. Si vallë ka dëshmuar ajo kur s’ka qenë në vendngjarje? Ne jemi komshinj me autorin e vrasjes dhe unë kam qenë atje deri sa ka ikur policia, deri në orën 3. Polica ka ardhur shumë me vonesë edhe autori tha se pa ardhur policia, s’e prek njeri këtë dhe po rrinte me karabinë në dorë. Për atë përdhunimin, ai s’ka shanse ta bënte atë veprim se ai e ka kushërirë atë, gruan e atij”./JOQ.al/

policia-lushnje

Policia ben me dije se 42-vjecari ndërroi jetë rrugës për në spital, nderkohe ka mundur te arrestoje autorin, shtetasin Petrit Toromëni, 42 vjeç, pronari i lokalit ku ka ndodhur vrasja.

lokali

Nderkohe qe policia ben me dije se shkak ishte nje konflikt ne lokal, gazetarja e “Panorama” raporton se dyshohet se shkak u be sjellja e tepruar e viktimes ndaj gruas se pronarit te lokalit.

Mesohet se në lokalin ku ndodhi ngjarja, që ishte edhe piceri, ku pronari punonte bashke me gruan e tij.

Viktima, pasi kishte konsumuar alkool i kishte hedhur fjale gruas se pronarin e pastaj dyshohet se zgjati duart qe ta prekte. Pas kesaj ka plasur sherri mes dy burrave.

Pronari i lokalit, u ngjit ne banese, rrembeu armen e gjahut dhe e qelloi klientin. Kur e ndaloi policia ai nuk beri asnje rezistence.

Njoftimi i policise 

Në datën 11.12.2017, rreth orës 23:40 në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Divjakë ka ardhur një telefonatë se në fshatin Goriçaj ka ndodhur një vrasje.

Mënjëherë është nisur drejt vendit të ngjarjes grupi hetimor i cili ka konstatuar se:

Në fshatin Goriçaj, Divjakë, në një lokal është qëlluar me armë gjahu shtetasi A.Ll, 42 vjeç, banues në Goriçaj, Divjakë, i cili ndërroi jetë rrugës për në spital.

Në kohë rekord policia e Divjakës zbardh ngjarjen dhe arreston në flagrancë autorin e dyshuar.

Nga hetimet paraprake rezultoi se autori i dyshuar i kësaj ngjarje është shtetasi Petrit Toromëni, 42 vjeç, banues në fshatin Goriçaj, Divjakë, pronari i lokalit ku ka ndodhur vrasja.

Dyshohet se vrasja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura