“U vinte gjoba biznesmenëve”/ Meta akuzon Ramën për lobim: Non-grata u shndërrua në biznesin e dytë më të rëndësishëm në Shqipëri! Kryeministri bënte lista me emra dhe…

Feb 2, 2023 | 20:03
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka lobuar për shpalljen non-grata të shumë personave në Shqipëri, duke nisur nga politikanë, biznesmenë dhe pronarë mediash.

ilirmeta

Në një intervistë për emisionin “Frontline”, Meta u shpreh se Rama u vinte gjoba biznesmenëve të fuqishëm në vend.

Sipas tij, në takimet që Rama zhvillonte me zyrtarë amerikanë, ai u dërgonte një listë me emrat e këtyre biznesmenëve dhe politikanëve dhe u kërkonte që të shpalleshin non-grata. Meta thotë se Rama ka lobuar edhe për ta shpallur atë non-grata.

Meta: Kjo nuk është çështja më e rëndësishme. Ajo që është thelbësore është që qytetarët kanë kuptuar përfundimisht, se ai çdo gjë të zezë, këtij populli, këtij shteti, këtij demokracie e ka bërë në emër të amerikanëve të tij, të gjithë e kuptuan pse ai ka bërë gjithçka përmes korruptimit të amerikanëve të tij. Edhe kapjen e shtetit, edhe vjedhjet e zgjedhjeve, edhe zgjedhjet lokale pa opozitë.

Si çdo gjë të zezë në Shqipëri, e bënte në emër të amerikanëve dhe të europianëve. Tani, jemi në këtë situatë ku të gjithë e dinë që ai është përmendur 14 herë. Këtu kemi të bëjmë me fillimin e një procesi, pas atyre 225 mijë dollarë janë shumë zero nga prapa. Janë shumë të tjera. Të gjithë kanë filluar të flasin në Tiranë. Janë kaq shumë biznesmenë që janë gjobitur nga Edi Rama. E ka kthyer kryeministrinë. U vinin gjoba biznesmenëve. Non-grata u shndërrua nga banda e Edi Ramës në biznesin të dytë më të rëndësishëm në Shqipëri pas trafikut të drogës.

Po të hetojë drejtësia këtu me seriozitet, do të nxjerrë të vërtetën e madhe. Pronarë mediash, biznesmenë nga më të mëdhenjtë e Shqipërisë. Bënte listën ky, ua jepte njerëzve të vetë. Komunikonin me këtë zotërinjtë e vetë. Ndërronte emrat atje, dhe vinte ky i FBI-së këtu. Vinin emrat e shqiptarëve dhe shkonin takonin njerëzit. Tregonin listat e njerëzve këta. Gjithë hotelet mbusheshin me takimet e tyre. Unë besoj se këta persona do reagojnë. Ky proces ëshgtë hapur. Nuk ka të bëjë vetëm me Shqipërinë. Ata e kanë hapur për problemet e tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura