U tregoi kushërinjve pistoletën e babait, arrestohet 17-vjeçari në Elbasan

Nov 20, 2018 | 10:32
SHPËRNDAJE

Policia e Elbasanit ka arrestuar sot shtetasin E.B. 17 vjeç, pasi në banesën e tij është vetëplagosur shtetasi G.B. me një armë zjarri.

Sipas policisë ne vendngjarje u gjet dhe u  sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një pistoletë me një krehër dhe tre fishekë në të. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale  “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese.

Policia-e-Elbasanit3

NJOFTIMI I PLOTË

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Peqin,  arrestuan në flagrancë shtetasin:

  • E.B., 17 vjeç, banues në fshatin Lisnajë Peqin.

Arrestimi i tij u bë pasi në banesën e tij, është vetëplagosur  nga pakujdesia me armë zjarri pistoletë shtetasi G.B., 16 vjeç (të cilët ishin shok me njërin – tjetrin,)  i cili   është dërguar në spitalin e traumës Tiranë dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ne vendngjarje u gjet dhe u  sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një pistoletë me një krehër dhe tre fishekë në të.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale  “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278/2/3 i Kodit Penal.

***

DETAJE/ Po u tregonte pistoletën e babait kushërinjve, plagos veten 15-vjeçari

Plagos veten me pistoletë, në gjendje kritike adoleshenti. Një 15-vjeçar ka plagosur veten aksidentalisht mbrëmjen e së hënës, ndërsa gjendja e tij shëndetësore është në rrezik për jetën.

Policia bën me dije se, ngjarja ka ndodhur në fshatin Bicaj të Peqinit, ku në banesën e tij shtetasi G.B., rreth 15 vjeç, nga pakujdesia është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë. Adoleshenti u transportua menjëherë në Spitalin Rajonal Elbasan.

Mjekët bëjnë të ditur se, i riu ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Paraprakisht bëhet e ditur se, 15-vjeçari kishte marrë armën (që dyshohet se i përket babait të tij), fshehurazi me qëllim për ta parë, por duke mos e njohur armën, ai ka kryer shkrepje të paqëllimshme. Për këtë arsye plumbi e ka kapur në gjoks.

Ndërkohë, grupi hetimor pas mbërritjes në vendin e ngjarjes ka nisur punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

“Në fshatin Bicaj, Peqin, në banesën e tij shtetasi G.B., rreth 15 vjeç, nga pakujdesia është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë i cili është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Elbasan, dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin ngjarjes”, bëhet e ditur nga policia.

Grupi hetimor ka sekuestruar armën e zjarrit me të cilën ka plagosur vetën 15-vjeçari. Ndërkohë në momentin e ngjarjes, G.B., ndodhej në banesën e tij i shoqëruar nga dy kushërinjtë e mitur kurse prindërit e tij mësohet se ndodhen në emigracion në Greqi.

15-vjeçari jetonte me gjyshërit dhe dyshohet se ai ka dashur t’u tregojnë armën dy kushërinjve në momentin që ka ndodhur shkrepja e paqëllimshme. Dy kushërinjtë e mitur të 15-vjeçarit janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë për t’u marrë në pyetje në prani të psikologe. Mësohet se kanë qenë pikërisht dy kushërinjtë 16-vjeçari E. Tolaj dhe 17-vjeçari A. Bici, që e kanë dërguar të plagosurin në spital. /m.s/

***

E rëndë, 15-vjeçari vetëplagoset me armë zjarri në banesën e tij

Një 15-vjeçar është vetëplagosur me armë zjarri, ndërsa është transportuar menjëherë në spital në gjendje të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bicaj, Peqin, ku në banesën e tij shtetasi G.B., rreth 15 vjeç, nga pakujdesia është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë.

Policia ka bërë me dije se ai është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Elbasan, dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin ngjarjes.

Foto ilsutrim
Foto ilsutrim

/PANORAMA/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura