U tha se është arratisur nga vendi ku mbahej, pronari i muzeut tregon se çfarë po ndodh me kukullën e vërtetë “Annabelle”

Aug 15, 2020 | 21:50
SHPËRNDAJE

Fansat e filmave horror u frikësuan kur dëgjuan se kukulla e vërtetë ku është bazuar Annabelle, ishte arratisur nga muzeu ku mbahej.  Fjalët për arratisjen e saj nisën pasi faqja e kukullës në Wikipedia ishte ndryshuar dhe thoshte se ajo kishte arritur të largohej.

annabelle

 

Megjithatë pronari o muzeut, Tony Spera, e ka mohuar që diçka e tillë ka ndodhur. Tony, i cili është dhëndri i hetuesëve të famshëm të paranormales, Ed dhe Lorraine Warren, tregoi me anë të një video-je në Youtube se Annabelle ishte në vendin e saj.

 

Edhe unë do isha shumë i shqetësuar nëse Annabelle do të largohej sepse siç e dini, nuk është e lehtë të luash me të”- e mbyll video-n Spera.

 

Kukulla e vërtetë Annabelle, e cila është e llojit “Raggedy Ann”, ndryshe nga filmat ku paraqitet si kukull porcelani, erdhi në muze në vitin 1970, pasi dy vajza që e kishin në shtëpi pretendonin se ishte e pushtuar nga shpirti i një vajze që quhej Annabelle Higgins. Warrens-at e morën kukullën, duke thënë se ajo ishtë vërtetë e pushtuar dhe e vendosën në muze, para se frymëzonte të gjithë botën e horrorit.

Ndersa për ju që nuk e dini, filmi ”The Conjuring”, por edhe disa filma të tjerë të zhanrit horror që kanë për protagoniste Annabelle, janë bazuar tek një kukull e vërtetë, me të njejtin emër, që mbahet në muzeun “The Warren’s Occult”, në Connecticut, SHBA.

 

annabelle 1

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura