U shoqërua me njerëz me koronavirus/ Hamilton refuzon testin, ja arsyeja

Mar 21, 2020 | 20:17
SHPËRNDAJE

Lewis Hamilton ka refuzuar testin e koronavirusit me argumentin se “ka njerëz që kanë nevojë më shumë sesa unë”. Piloti i “Formula 1” ka këmbëngulur se ndjehet mirë, përkundër takimit me Idris Elba dhe Sophie Trudeau, të cilët më vonë u testuan pozitivë për virusin. 

HAmilton

Hamilton u dha një përditësim fansave të tij në mediat sociale të shtunën, ku tha: “Hej djema, shpresoj se të gjithë jeni duke qëndruar pozitivë dhe duke mbajtur veten të shëndetshëm. Ka pasur disa spekulime në lidhje me shëndetin tim, pasi isha në një ngjarje ku më vonë dy njerëz u testuan pozitivisht për koronavirus. Doja t’ju tregoja se jam mirë, ndihem i shëndetshëm dhe po punoj dy herë në ditë. Unë nuk kam asnjë simptomë, dhe tani kanë kaluar 17 ditë që kur takova Sophie dhe Idris. 

Unë kam qenë në kontakt me Idris dhe jam i lumtur kur dëgjova që ai është në rregull. Kam folur me mjekun tim dhe kam kontrolluar nëse kam nevojë për të bërë një provë, por e vërteta është, se ka një sasi të kufizuar të testeve në dispozicion dhe ka njerëz që kanë nevojë për atë më shumë se unë, veçanërisht kur unë nuk tregoj ndonjë simptomë. Pra, ajo që kam bërë është ta mbaj veten të izoluar javën e kaluar, në të vërtetë pasi praktika u anulua të premten e kaluar, dhe mbajt distancën time nga njerëzit”.

Aktori Elba dhe Trudeau, gruaja e kryeministrit kanadez, të dy u testuan pozitivë për Covid-19 në fillim të kësaj jave. Hamilton u takua me ta në një ngjarje në Londër, më 4 mars përpara se të fluturonte në Melbourne për garën e parë të sezonit të Formula Një, e cila u pezullua të premten e kaluar.

“Gjëja më e rëndësishme që të gjithë mund të bëjnë është të qëndrojnë pozitivë, të ruajnë distancën shoqërore, të izolohen nëse duhet, dhe rregullisht të lani duart me sapun dhe ujë për të paktën 20 sekonda”, ka shkruar i Hamilton, ndërsa e permbyll: “Faleminderit për të gjitha mesazhet. Unë po ju dërgoj dashuri dhe pozitivitet nga larg. Ruani veten”.

mesazh

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura