“U pyet për hetimin ndaj çiftit Meta-Kryemadhi”- Gazetarja Lala jep detaje nga thirrja në SPAK e ish-deputetit: Çfarë ndodhi në 4 orë shpjegime

Apr 22, 2024 | 13:59
SHPËRNDAJE

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje në lidhje me thirrjen në SPAK dhe marrjen në pyetje të ish deputetit, Ralf Gjoni, i cili ka qenë edhe ish-këshilltari i Ilir Metës.

ralf gjoni9

Edhe pse Ralf  Gjoni ishte tejet i rezervuar për ato çfarë është pyetur, gazetarja Lala u shpreh se ai u thirr në lidhje me hetimet për çiftin Meta-Kryemadhi.

“Nga burime jo zyrtare të SPAK bëhet me dije se Ralf Gjoni është pyetur në lidhje me hetimin që ka të bëjë me çiftin Meta-Kryemadhi, që lidhet me disa çështje, me aferën CEZ DIA dhe lobimit me SHBA”, tha gazetarja e News24, Klodiana Lala.

Kujtojmë që Ralf Gjoni u pyet për më shumë se 3 orë nga Prokurorët e SPAK. Para gazetarëve ai u përgjigj duke thënë se u thirr në Prokurorinë e Posaçme jo si një person nën hetim, por në cilësinë e personit të angazhuar në pozicione shtetërore, që ai i ka mbajtur më parë.

LEXO EDHE: 

U mor në pyetje për rreth 4 orë në SPAK, ish-këshilltari i Ilir Metës flet pas daljes nga Prokuroria e Posaçme! Tregon për çfarë është marrë në pyetje

“U pyeta si person në dijeni për kohën kur kam pasur pozicione shtetërore”, tha ai per media, i cili theksoi se “nuk kam qenë pjesë e dosjes së Metes, sepse nuk kam qenë në kontakt me Metën në kohën e Presidencës”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura