“U prit me lëvdata se bën art jashtë vendit”, vizita e Dua Lipës “ngacmon” këngëtaren Besa Kokëdhima: Po të kishte qenë në Shqipëri nuk do…! Yjet e vërtetë këtu janë politikanët

Jul 25, 2021 | 17:48
SHPËRNDAJE

besakokedhima-dualipa

Vizita e këngëtares me famë botërore Dua Lipa në vendin tonë, nuk ka kaluar pa u komentuar dhe nga artistet shqiptare.

Këngëtarja Besa Kokëdhima, përmes një postimi në rrjete sociale thotë se Dua Lipa është një yll, por ajo është pritur me lëvdata në Shqipëri vetëm sepse bën art jashtë vendit.

Sipas saj, artistët shqiptarë nuk vlerësohen siç duhet dhe se shpesh përdoren nga politikanët në fushata zgjedhore apo inaugurime.

Së fundmi, Besa Kokëdhima ironizon edhe politikanët duke i cilësuar si të vetmit “yje” që ia kalojnë çdo artisti të talentuar në Shqipëri.

“Dua Lipa eshte nje yll! Por Dua u be edhe ne nje shtet e treg prej verteti. Nuk do kish as pritje me levdata, kortezira e tapete po te kish qene ne Shqiperi, pa te drejta autori, pa prioritarizim e mbeshtetje per artin, ne kushtet mjerane qe e kane katandisur artin dhe artistet Shqiptare. Po te kish qene Dua ne Shqiperi, muziken e saj do e quanin jokomerciale, nga perdorimi i muzikes se saj do perfitonte o te ardhura, do bazohej jetesa e saj artistike mbi evente sporadike ne clubs apo perdorimit nga politikanet ne prag fushatash apo nevoja inagurimesh. Keta habiten shume qe kur ke talent mund te behesh yll, se ne Shqiperi yjet e vetme nga kalon gjithcka jane politikanet. Rockstaret me ekstravagante e shoëmen-et me te spikatur jane politikanet”, shkruan Besa në reagimin e saj.

dua lipa edi rama

Këngëtarja Dua Lipa mbërriti dy ditë më parë në Shqipëri ku u prit nga kryeministri Rama, kryebashkiaku Erion Veliaj si dhe zhvilloi një takim me ambasadoren Yuri Kim.

dua lipa erion veliaj (3)

Gjatë qëndrimit të saj, ajo inspektoi punimet në kopshtin e Kopshtit 42 në Tiranë, i cili u dëmtua nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019. Këngëtarja shqiptare do të financojë mobilimin e plotë të kopshtit, me kapacitet 300 fëmijë, ndërsa godina po ndërtohet me ndihmën e Fondit të Katarit.

dualipa

Gjithashtu ylli kosovar i muzikës diskutoi dhe rreth planeve të saj duke lënë të hapur mundësinë e zhvillimit të një koncerti në vendin tonë. Këtë të dielë, në rrjetin e saj social Instagram, Dua Lipa postoi foto nga Muzeu Historik i Skënderbeut në Krujë.

dualipa dualipa (2)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura