U prezantuan si policë/ Grabitësit vjedhin bizhu dhe mbi 11 mijë euro në banesën e 36-vjeçarit. Zbardhet dëshmia: Më drejtuan armën mua, fëmijëve dhe…

Sep 24, 2021 | 12:27
SHPËRNDAJE

SENAD NIKSHIQI/ Një grabitje me armë ka ndodhur në fshatin Boriç i Vogël në Malësinë e Madhe. Ka qenë ora 00:10 e mesnatës kur dy persona të armatosur kanë hyrë në banesën e shtetasit Ndue Ulaj.

Fillimisht ata janë prezantuar si policë, por më pas kanë grabitur bizhu ari me një vlere rreth 5 mijë euro si dhe 11500 euro që 36-vjeçari ka patur në çantën e punës. Fillimisht grabitësit i kanë drejtuar armën djalit-12 vjeçar që ndodhej në kuzhinë ende zgjuar bashkë me motrën 9 vjeçare.

Më pas janë futur në dhomën ku ndodhej Ndue Ulaj duke i drejtuar armën dhe duke e neutralizuar. Fillimisht i kanë kërkuar sendet e arit dhe ia ka dorëzuar dhe më pas i kanë marrë edhe një çantë që përveç dokumentacionit dhe telefonave ka patur edhe 11500 euro. 36-vjeçari ka rrëfyer këtë ngjarje të rëndë duke treguar se si grabitësit i kanë drejtuar armën atij dhe fëmijëve si dhe nënës 80-vjeçare ndërsa thotë se fillimisht kanë thënë se janë policia dhe se kemi ardhur për kontroll por më pas kanë rezultuar grabitës.

36-vjeçari thotë se ka njoftuar policinë përmes një telefoni të komshinjve, por sipas tij efektivët kanë ardhur me vonesë pas një ore nga momenti i njoftimit. 36-vjeçari shprehet se ai dhe familja e tij ndjehen të pasigurtë dhe se tashmë jetojnë me një frikë të madhe. Ndue Ulaj tha se paratë i ka tërhequr nga një bankë në Shkodër nga kursimet disa vjeçare nga puna si taksist me idenë për të ndërtuar edhe katin e dytë të banesës dhe se ato para nuk janë të pista sepse është letra e bankës që vërteton tërheqjen e shumës prej 11500 euro para dy tre ditësh.

36-vjeçari i kërkon policisë, prokurorisë dhe kryeministrit zbardhjen e çështjes ndërsa u shpreh se tashmë do të gjejë një armë që ta mbajë me vete sepse do të mbrojë fëmijët dhe familjen e tij. 36-vjeçari shprehet se fëmijët dhe familja e tij janë tejet të stresuar nga ajo ngjarje e rëndë dhe kanë pësuar një traumë psiqike duke e përjetuar aspak mirë. Grabitësit kanë qenë vetëm me kapele të pamaskuar dhe pas grabitjes janë larguar jo nga rruga kryesore e fshatit por nga një rrugë tjetër dytësore teksa janë larguar në këmbë në drejtim të paditur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura