U prek nga koronavirusi/ Ministrja e Shëndetësisë jep lajmin e mirë për kontaktin e parë të pacientit “zero”

Mar 17, 2020 | 20:29
SHPËRNDAJE

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu shkruan se kontakti i pari i pacientit zero i prekur me koronavirus është drejt shërimit.

mjekkee

Postimi i plotë i ministres Manastirliu: “Lajm i mirë. Pacienti i parë që nis rrugën e shërimit nga #COVID-19. Rezulton negativ kontakti i parë i pacientit zero që u identifikua me koronavirusin e ri në Shqipëri. Do të kryhen testime të tjera për të monitoruar gjendjen e pacientit!”

Më pas reagoi edhe kryeministri Edi Rama, i cili saktësoi se kontakti i parë i pacientit zero që kurohet në spitalin infektiv doli negativ në testin e parë por do të pritet edhe një test i dytë pas 48 orësh.

“KONTAKTI I PARË I PACIENTIT ZERO QË KUROHET NË SPITALIN INFEKTIV DOLI NEGATIV NË TESTIN E PARË.  NËSE EDHE NË TESTIN E DYTË PAS 48 ORËSH KY REZULTAT DO TË KONFIRMOHET, ATËHERË DO TË KEMI TË SHËRUARIN E PARË. TË PRESIM DHE TË LUTEMI QË ZOTI T’U JAPË FORCË TË SËMURËVE DHE HERONJVE ME BLUZA TË BARDHA, NË VIJËN E ZJARRIT ME ARMIKUN. DURIM, BESIM DHE DURIM, DURIM, DURIM!”, shkruan Rama.

Pacienti që shënon rastin e parë zyrtar të prekur me koronavirus në Shqipëri është një 28 vjeçar, i cili quhet ndryshe edhe pacienti “zero”, ndërsa pas tij u prek edhe babai, i cili po shkon drejt shërimit.

Do të kryhen testime të tjera për të monitoruar gjendjen e pacientit!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura