U ndanë pas 3 vitesh martesë? Patris Berisha sqaron të vërtetën: Me Tunën …

Feb 17, 2020 | 12:22
SHPËRNDAJE

Pasi Tuna hoqi mbiemrin e bashkëshortit, Patris Berisha nga Instagrami menjëherë në media u aludua se çifti i dha fund martesës 3 vjeçare.

Por Patrisi ka hedhur poshtë thashethemet, duke thënë se vazhdon të jetë me këngëtaren.

Ai shtoi se mbiemrin nga rrjeti social i Tunës e hoqi menaxheri i saj, ndërsa theksoi se në momentin që do ndahen do e bëjë vetë publike.

“Patjetër që vazhdoj të jem me Tunën, në momentin që nuk do jem do e bëj publike sepse nuk është asgjë. Mbiemrin nga Instagrami e ka hequr menaxheri, ka lënë veç Tuna a si e kanë lënë, ku janë kapur, unë as nuk e kisha vënë re atë gjë. 

Në momentin që ndahemi, ishalla e do Zoti kurrë mos të ndahen dy persona, por edhe nëse ndahen, nëse është për më mirë për çiftin dhe fëmijën, më mirë është m’u nda. Mos pastë probleme asnjë. Secili lufton për një lidhje të mirë po thashethemet nuk ndalen kurrë,”- tha ai, i ftuar në emisionin “1 kafe me Labin”.

         

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura