U kërkua gjak për skulptorin Arben Bajo/ Pipero tregon për “Panorama” çfarë është plazma imune dhe kur ajo jep rezultate tek të infektuarit: Në Shqipëri nuk kryhet. Po punojmë për…

Aug 9, 2020 | 17:23
SHPËRNDAJE

Në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë ndërroi jetë skulptori i njohur Arben Bajo. Gjatë ditëve të fundit, u bë apel për dhurimin e gjakut për të, i grupit A-NEGATIV, nga një person që ka kaluar koronavirusin.

bajo

Por, mjeku i njohur, Pëllumb Pipero sqaron për “Panorama” se çfarë plazme imune dhe kur ajo ka dhënë rezultate optimiste.

Plazma imune është plazem e marrë nga gjaku i pacientëve që kanë qenë të semurë me Covid 19, janë shëruar dhe kanë krijuar një sasi të mjaftueshme antitrupash mbrojtës, ose antitrupa ndaj Covid 19. Se sa mbrojtës janë, duhen analizuar për sasinë e antitrupave neutralizues për covid 19, analizë që sot për sot nuk realizohet në shumë vende në botë. Kjo plazëm është futur në protokollin mjekues të Covid 19 ne shumë vende dhe kur përdoret në fazat e hershme të semundjes ka dhënë rezultate optimiste”- sqaron Pipero.

Sipas tij, po punohet që edhe në Shqipëri po punohet për ta futur një praktikë të tillë.

Në Shqipëri një praktikë e tillë ende nuk përdoret, por po punohet në bashkëpunim me nje ekip italian, në dijenine time, për të filluar sa më shpejt aplikimin edhe në vendin tonë”- shton.

A mund të dërgohej jashtë vendit skulptori Bajo, duke iu nënshtruar një procesi të tillë? Mjeku infeksionist thotë se plazma imune nuk mund të shikohet si “shpëtimtare” për sa kohë nuk ka evidenca dhe studime përfundimtare për këtë praktikë.

“Nuk mund te jap një përgjigje shteruese sa i takon mjekimit jashtë shtetit te Profesorit te arteve. Nëse shikohet plazma imune si ‘shpëtimtare’ do të thoja jo, pasi ende nuk ka evidenca dhe studime përfundimtare për këtë praktike. Mjekimi i Covid 19 është shumë kompleks dhe ende më shumë paqartësi!”, nënvizon Pipero.

 

/S.Lleshi/ Panorama/

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura