U kapën pa dokumente, shqiptarët qëllojnë me plumb pas koke policin malazez, arrestohet çifti/ EMRAT

Dec 16, 2019 | 16:07
SHPËRNDAJE

Policia e Malit të Zi ka vënë në pranga një çift shqiptar, nën akuzën e vrasjes së një polici malazez, i fundit ky që i kishte arrestuar, pasi kishte konstatuar se nuk mbanin dokumente identifikimi.

policia1

Policia vendase tha se polici Milutin Lekovic, 41 vjeç u qëllua me armë në kokë, nga sendilja e pasme e makinës së policisë ku qëndronin dy të arrestuarit. Pas sulmit ata u larguan në drejtim të paditur.

Në njoftimin për shtyp thuhet se shtetasit shqiptarë të vënë në pranga janë Lulzim Hasanaj, 49 vjeç dhe Nure Hasanaj, 67 vjeç.

Hasanaj kërkohet gjithashtu për vrasje, ndërsa gruaja 67-vjeçare e arrestuar me të në Shqipëri kërkohet për kërcënime.

Mjekët në Spitalin Risan nuk arritën të shpëtojnë jetën e një polici kufitar, të plagosur dje rreth orës 02:00 në Igalo.

Ata u arrestuan rreth orës 17:00 në fushën e Sutorin ndërsa po përpiqeshin të kalonin në Kroaci në këmbë.

Kur policia i gjeti dhe i rrethoi, i dyshuari për vrasjen e oficerit të policisë përsëri tërhoqi armën, por u arrestua.

Polici i ekzekutuar

polici malazez

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura