U kap duke prerë dru/ 51-vjeçari kanos tre inxhinerët në Kolonjë, arrestohet agresori dhe procedohen 2 të tjerë

May 17, 2021 | 16:23
SHPËRNDAJE

Një person është arrestuar në Kolonjë dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht pasi u kapën duke prerë dru në mënyrë të paligjshme.

eI arrestuari, për të shmangur penalizimin, kanosi për shkak të detyrës tre inxhinierë pyjesh të bashkisë Kolonjë dhe goditi njërin prej tyre.

Në vijim dhe zbatim të planit të masave të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, si rezultat i kontrolleve të pandërprera të territorit, u godit një rast i tentativës për prerje të pyjeve, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Ç. L., 51 vjeç dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit A. A., 65 vjeç dhe E. A., 32 vjeç, banues në fshatin Qafëzez, Kolonjë.

“Këta shtetas janë konstatuar nga shërbimet e Policisë dhe të Inspektoriatit Pyjor, duke prerë dru në mënyrë të paligjshme në fshatin Çlirim, Kolonjë. Shtetasi Ç. L., për të shmangur penalizimin, ka kanosur për shkak të detyrës shtetasit A. J. dhe E. Ç., si edhe ka goditur me mjet të fortë në krah shtetasin K. M. (të tre me detyrë inxhinierë pyjesh pranë Bashkisë Kolonjë). Shtetasi K. M., pasi mori mjekim në spital, u largua në banesë- thuhet në njoftimin e policisë.

Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe u sekuestruan 4 m dru sterë e llojit ah.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura