“U fiksuam që të iknim nga Shqipëria, prandaj bëmë celebrimin”- Semi rrëfen detaje nga jeta private, përse dështoi plani me Bojken Lakon

Oct 27, 2021 | 20:43
SHPËRNDAJE

Banorja e Big Brother VIP Semi Jaupaj ka rrëfyer sot se vite më parë kishte kishte menduar të largohej nga Shqipëria.

sem

Madje ajo theksoi se për këtë qëllim përshpejtoi martesën me ish-partnerin e saj, këngëtarin Bojken Lako.

U fiksuam që të iknim, bëmë edhe celebrimin për këtë por Bojkeni është i pavendosur dhe ndërroi mendje”,- tha Semi.

Kjo e fundit ka rrëfyer histori nga jeta e saj private gjatë qëndrimit në dhomën e dënimin. Kujtojmë që së fundmi Semi pati shpërthime emocionale në shtëpi. Ajo u shpreh e shqetësuar pasi Fifi po mbante shkop në shtëpi, për shkak të lojës me Monikën.

Më sikletos kur të shoh me shkop vërdallë, nuk është normale”,- i tha Semi e revoltuar Fifit.

Kjo e fundit iu kthye me fjalët: “Nëse të shqetëson ndërro krah, unë kështu dua të rri dhe kaq. Nuk më intereson nëse e ke frikë ose bezdi.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura