“U çmend PS, më thoshin ta bëjmë si LSI”- Rama: Do ngrija dolli për shëndetin e Metës dhe referendumin. Në darkë festonim, në mëngjes ikte te mullixhiu

Apr 16, 2021 | 15:37
SHPËRNDAJE

Për kryeministrin Edi Rama, tashmë Lëvizja Socialiste për Integrim simbolizon “një mollë të kalbur”, për të cilën tha se në 25 prill, shqiptarët kanë mision “ta flakin përfundimisht”.

“Largimi i kësaj molle nga arka është mision i të gjithë atyre që votojnë në 25 prill, më besoni. PS do fitojë zgjedhjet do ketë shumicën absolute kjo nuk diskutohet por kjo mollë e kalbur përfundimisht duhet flakur jashtë nga arka, se ka prekur dhe mollët e tjera.

Është një sëmundje që ka prekur shumë politikën por jo vetëm,kjo mollë e kalbur përfundimisht duhet flakur”.

Në fjalën e tij Rama iu drejtua Nasip Naços, tashmë kandidat i PS-së në Berat, i larguar nga LSI, se do ishte mirë që të kishte dhe një gotë raki që të ngrinte dy dolli.

“Po të kisha një gotë rakie këtu do e ngrija, me shumë sinqeritet për shëndetin e Ilir Metës, për shëndetin e tij dhe të familjes së tij, kam ngrënë bukë me ta nuk dua ti shoh keq. Dollinë e dytë për referenduimin e Vlorës dhe për votën e Skraparit që ti thonë Ilirit boll tani zbrit nga maja se na turpërove”.

Rama kujtoi bashkëqeverisjen me LSI-në e tha se “kemi bërë punë të mira padiskutim në 2013 po unë e di si i kemi bërë. Ne reformat, ata trupin tonë, edhe rriten, patjetër, ama në LSI unë kam parë jashtëzakonisht njerëz të vlefshëm, po jashtëzakonisht shumë, kam parë plot njerëz me zemër e me shpirt aty, jo njerëz të futur dhe të rekrutuar se besuan shumë”.

Duke iu referuar afrimeve të ish-përfaqësuesve të LSI në PS, Rama tha se tani familja politike po bashkohet.

“Aryseja pse sot ne në Berat jemi kaq shumë këtu e do jemi shumë më tepër atje, është se po kryejmë atë proces bashkimi përfundimtar të familjes sonë, u bëmë si shtëpi të çmendurish bashkohu ndahu, cohu në mëngjes ku ka ikur? Te komshiu,
bashkohu ha darkë festo, çohu në mengjës ku iku iku? Te mullixhiu! U bëmë shtëpi e marrë, e nga kjo përfitonte gjithmonë Saliu! Asnjëherë, për sa kohë kjo familje rri e bashkuar, për aq kohë Shqipëria është në duar të sigurta e s’ka forcë që e përmbys fuqinë e madhe të bashkimit të kësaj familje”, tha Rama.

Sipas Ramës Metanga një farë ngriti një rrap të madh e LSI u bë një forcë që vetëm rritej e rritej duke u ngjitur pas partisë më të madhe e duke marrë copa copa nga trupi i partisë së madhe.

E kanë provuar të dyja partitë e mëdha këtë quhet peshku pilot, peshku më i shpejt se ka buzë shumë të trasha i ngjitet një anije e anija e con matanë dhe i lë mbrapa gjithë peshqit e tjerë.

Mua më vinin njerëzit e PS u cmend dhe PS duke u futur për vende pune ata të PD u cmendën fare edhe ata, por partitë e mëdha kur imtiojnë parti të vogla, e dëgjoni tani që thotë Monika do marrim 40 deputetë, se mund të merrnin dhe 60 por do i lë dhe Lulit ca deputetë, u bë molla që kalb gjithë arkën.

E sot PD krahasuar me 2017 është rritur se shumë nga demokratët që vajtën pas peshkut pilot po kthehen në anije”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura