U arrestua për vrasjet e dy biznesmenëve brenda hotelit në Laç, gjykata ndryshon masën e sigurisë për të riun e “harruar” në burg

Jul 8, 2020 | 17:58
SHPËRNDAJE

Gjykata e Kurbinit ka ndryshuar masën e sigurisë për 21-vjeçarin Kreshnik Tusha, i ndaluar për ngjarjen e 30 majit ku mbetën të vrarë biznesmenët Paulin Gjergji dhe Bujar Lika, informon korrespondenti i “Panorama”. 

eduardtusha

I riu përfundoi i plagosur në Spital natën e ngjarjen, por në rrethana të tjera.

Ndaj 21-vjecarit është vendosur masa e sigurisë arrest shtëpie, teksa vijojnë hetimet në lidhje me ngjarjen.

“Më thanë do të lëmë arrest me burg, sa të vijë urdhri i dytë. Unë s’di ç’po ndodh! A e arrestuan autorin? Më kanë harruar në burg, s’kam avokat pasi nuk kam mundësi ekonomike”, ka deklaruar i riu.

Masa e sigurisë për Tushën u ndryshua pas identifikimit dhe prangosjes së autorit të dyshuar të kësaj ngjarje, shtetasi Eduart Lama, si dhe bashkëpunëtorët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura