U arrestua për falsifikim dokumentesh, ja çfarë vendosi Gjykata e Kavajës për zyrtarin e LSI

Feb 20, 2018 | 22:17
SHPËRNDAJE

 

Është liruar zyrtari i LSI, i cili u arrestua, me akuzën për shpërdorim detyre dhe falsifikim të dokumenteve, por pas ekspertizës rezultoi se firma e tij ishte falsifikuar. Behet fjala për Fatos Kajën, drejtues lokal i LSI në Kavajë, i cili mbante postin e Nënprefektit të Tiranës. Gjate seancës, avokati mbrojtës ka insistuar që në seancën e vlerësimit të masës së arrestit, se në dokumentacionin e paraqitur si provë nga Prokuroria e rrethit gjyqësor Kavajë, firma e Fatos Kajës ishte e falsifikuar.

kaja

Tashme ky pretendim është i provuar shkencërisht me anë të akteve të ekspertimit, të kryera po nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kavajë, ku ka rezultuar se firma e shtetasit Fatos Kaja është falsifikuar në 5 raste. Pas kësaj, prokuroria ka kërkuar masën e sigurimit “Detyrim paraqitje”, bazuar në aktet e ekspertimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura