U arrestua për abuzim me fondet, policia gjen 80 dosje tenderash në banesën e Xhikës

Feb 2, 2018 | 20:13
SHPËRNDAJE

Pas arrestimit të ish-drejtorit të Përgjithshëm të Rrugëve Dashamir Xhika, burime për “Panorama” bëjnë  me dije se në banesën e tij policia ka sekuestruar 80 dosje me dokumente tenderash.

Kontrolli në banesën e tij e cila ndodhet në periferi të Tiranës është kryer ditën e sotme, pas miratimit të kërkesës nga gjykata.

dashamir-xhika

Xhika u kallëzua në Prokurori për abuzim me fondet në aksin Tiranë Elbasan.

Ndërkohë me urdhër të prokurorisë u arrestuan Andi Toma , ish-drejtor i Përgjithshëm i ARRSH Dashamir Xhika, ish-drejtor i Përgjithshëm i ARRSH, Rexhep Tarba, mbikëqyres punimesh, Agron Hysa, administrator, Kujtim hysa, administrator.

Prokuroria dyshon se të gjithë këta persona kanë shpërdoruar detyrën, apo kanë vjedhur gjatë tenderimit të rrugës Elbasan-Gjinar dhe rehabilitimit të këtij aksi rrugor.

 

Përveç Andi Tomës, ish-drejtor i përgjithshëm nga 2008 deri më 2013 dhe pasuesit të tij Dashamir Xhika, që e drejtoi autoritetin rrugor deri në vitin 2017, janë arrestuar edhe administratori i punimeve, Rexhep Tarba dhe dy adminiëstratorët e firmës që duhet të kishte kryer punimet, Kujtim Hysa dhe Agron Hysa.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura