U akuzua për shpërdorim detyre, Apeli rrëzon pretendimet e prokurorit Arjan Ndoj për zv.drejtoreshën e Kadastrës Durrës: Të pabazuara në ligje

Oct 10, 2019 | 16:17
SHPËRNDAJE

Prokuroria e Apelit Durrës ka rrëzuar kërkesën e Prokurisë së rrethit, në lidhje me rastin e zv.drejtoreshës së Agjencisë Shtetërore të kadastrës Durrës, Lusiana Kola.

Prokuroria e apelit pohon se pretendimet e prokurorit Arjan Ndoja, mbi çështjen në fjalë, janë të pabazuara në ligje e prova.

1570717015_prokruoria

Në seancën e zhvilluar ditën e sotme, janë rrëzuar pretendimet e dërguara nga Prokurori i çështjes Ndoji, hetimet e të cilit çuan në burg drejtorin e këtij Kadastrës  Durrës, Liridon Pula.

Në seancën në ngarkim të zv.drejtoreshës, Lusiana Kola, prokuroria e apelit ka hedhur poshtë pretendimet e ngritura për shpërdorim detyre, ndërsa është dhënë vendimi për rikthim në detyrë të Kolës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura