Tymi mbulon gjithçka! Përfshihet nga flakët një banesë në Korçë, çfarë raportohet

Mar 27, 2023 | 20:56
SHPËRNDAJE

Një banesë në fshatin Ravonik të Korçës është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme.

Sipas informacioneve nga policia zjarri ka rënë nga shkaqe aksidentale ndërsa zjarrfiksja ndodhet në terren për të bërë te mundur shuarjen e flakëve.

Aktualisht po punohet edhe për të evidentuar dëmet të cilat për shkak të tymit të madh nuk dallohen.

Fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura