Turqia mesazh BE-së: Duam shpërblim për përpjekjet tona, mos na nxirrni pengesa

SHPËRNDAJE

Kryediplomati turk Mevlüt Çavuşoglum tha se Turqia dëshiron që nga BE-ja të marrë shpërblimin e përpjekjeve të saj, duke përfshirë edhe liberalizimin e vizave.

thumbs_b_c_9e685eadc32c0b1e3c9561dcb39f4aff

Ministri i Jashtëm Çavuşoğlu, ministri i Drejtësisë Abdulhamit Gül, ministri i Thesarit dhe i Financave Berat Albayrak dhe ministri i Brendshëm Süleyman Soylu mbajtën një konferencë të përbashkët shtypi pas takimit të katërt të Grupit të Aksional të Reformave që u mbajt nën udhëheqjen e Kryesisë së Çështjeve të BE-së pranë Ministrisë së Jashtme.

Duke bërë të ditur se në takim janë fokusuar kryesisht në përshpejtimin e procesit të reformave politike, Çavuşoğlu tha: “Kryesia për çështje të BE-së dhe të gjitha institucionet e tjera në proceset e ardhshme do të përqendrohemi në fushën e gjyqësorit dhe të drejtat themelore, si dhe atë të lirisë dhe sigurisë”.

“Në proceset në vijim mendojmë të punojmë më afër me Këshillin e Evropës. Komisionet e përbashkëta, grupet e punës dhe bashkëpunimi i afërt mes nesh dhe Këshillit të Evropës deri më sot kanë shërbyer në të mirën e të dy palëve. Turqia është një prej anëtarëve themelues të Këshillit të Evropës. Ne kemi bashkëpunim të ngushtë jo vetëm me kuvendin parlamentar, por me të gjithë institucionet, duke përfshirë edhe Gjykatën e të Drejtave të Njeriut”, citohet Çavuşoğlu nga Anadolu Agency, duke theksuar se në sistemin qeverisës presidencial do të ketë më pak burokraci dhe do të hidhen hapa më të shpejta me mekanizmin e vendimmarrjes më efektive.

“Në marrëdhëniet tona me BE-në, ne do të përqendrohemi kryesisht në çështjet që vazhdojnë dhe çështjet ku ne mund të arrijmë rezultate. Një nga këto çështje është rifillimi i negociatave të bashkimit doganor dhe zbatimi i liberalizimit të vizave. Edhe ne, edhe ministri ynë i Thesarit dhe Financave, po punojmë për rifillimin e negociatave të bashkimit doganor. Në liberalizimin e vizave ishin shtatë kritere, ndërsa aktualisht ato kanë rënë në gjashtë. Në këtë drejtim, ne vazhdojmë të punojmë me institucionet e BE-së dhe me të gjithë komisionerët. Ne do të vazhdojmë të punojmë me të gjitha ministritë tona lidhur me gjashtë kriteret e mbetura. Delegacionet tona teknike u takuan më 31 maj në Ankara. Pas kësaj, ne do të intensifikojmë negociatat tona, bashkëpunimet tona”, shtoi ministri Çavuşoğlu.

Po ashtu, Çavuşoğlu deklaroi se Turqia ka pritshmëritë e saj nga BE-ja.

“Dëshirojmë që nga BE-ja të marrim shpërblimin e përpjekjeve tona, duke përfshirë edhe liberalizimin e vizave, dhe nuk dëshirojmë të nxirren pengesa politike”, theksoi shefi i diplomacisë turke.

 

Te lidhura

 

Artikulli paraprak“Isha i lumtur vetëm kur pija”, rrëfimi rrëqethës i “Perandorit” Adriano: Shkoja i dehur në stërvitje, por Interi…
Artikulli tjetërEkspertët paralajmërojnë rikthimin e sëmundjes vdekjeprurëse

S'KA KOMENTE

Comments are closed.