Turqi, mbi 10 mijë tableta në vend të dërrasës së zezë dhe librave në shkolla

May 22, 2015 | 17:09
SHPËRNDAJE

Qeveria turke do të japë për studentët 10.600 tabletë kompjuteri në katër vitet e ardhshme, duke filluar nga viti 2016. Presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha se tani janë duke u shpërndarë 700.000 tableta në 81 provinca për nxënësit. 

Foto ilustruese

Tabletat, që do të kenë të para-instaluara aplikacionet arsimore, janë të cilësisë së lartë të markave më të reja në treg, ka thënë ai.

Qeveria turke ka në plan të zëvendësojë tabelat e zeza në klasa dhe tekstet mësimore tradicionale në shkolla me tabela elektronike dhe tabletë kompjuterike si pjesë e Projektit Fatih.

Gjigandët globale të teknologjisë, duke përfshirë Apple dhe Microsoft, kanë treguar interes për të marrë pjesë ne kete projekt.

Qeveria ka dhënë tashmë 737.800 tableta për mësuesit dhe nxënësit në të gjithë vendin.

Edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka shpallur iniciativën për një projekt të tille ne vendin tone. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura