“Turp”, ish-presidenti flet për tensione në Ballkan: Shqipëria duhet të…

Nov 21, 2018 | 11:06
SHPËRNDAJE

“Votimi kundër anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL nuk është gjë tjetër veçse mbajtja gjallë e armiqësisë në vend të pajtimit, është nxitje e urrejtjes në Ballkan në vend të mirëkuptimit”.

Keshtu shkruan sot ish-presidenti Bujar NIshani, teksa reagon pas votes qe la Kosoven jashte Interpolit. Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, ai thote se “Shqipëria duhet të iniciojë me vendet e tjera të Ballkanit një proçes izolimi ekonomik e politik ndaj platformës destruktive të Serbisë e cila vazhdon të investohet me aleatët e saj në minimin e paqes dhe stabilitetit të Ballkanit”.

nishani

Postimi i Nishanit 

Votimi kundër anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL nuk është gjë tjetër veçse mbajtja gjallë e armiqësisë në vend të pajtimit, është nxitje e urrejtjes në Ballkan në vend të mirëkuptimit, do të thotë mburojë për krimin e organizuar në vend të sundimit të ligjit.
Kjo “aleancë anti”, është një reminishencë e vjetër për të gjalluar hegjemoninë serbe kundër popujve të tjerë të Ballkanit.
Turp !
Shqipëria duhet të iniciojë me vendet e tjera të Ballkanit një proçes izolimi ekonomik e politik ndaj platformës destruktive të Serbisë e cila vazhdon të investohet me aleatët e saj në minimin e paqes dhe stabilitetit të Ballkanit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura