Tuna përshëndet me gisht të mesit

Nov 30, 2013 | 14:55
SHPËRNDAJE

Ajo sot është një nga këngëtaret më të pëlqyera për stilin e ri që ka sjellë në muzikën e lehtë shqiptare. Tuna, krahas angazhimeve të saj në jurinë e “X Factor”, nuk humb asnjë minutë kohë duke bërë një axhendë të ngjeshur me koncerte.

Pak ditë më parë, ajo ka kënduar bashkë me të dashurin e saj, Cosman, te “Loly pop” në Tiranë. Si gjithnjë provokuese, Tuna kishte veshur një bluzë të gjatë dhe dukej sikur ishte veshur përgjysmë, duke harruar fundin ose pantallonat.

Kjo ka qenë arsyeja që paparaci ynë ka tentuar ta fotografojë në një pozicion pak më të sikletshëm për të na krijuar mundësinë që lexuesit të shohin më shumë. Tuna e ka kuptuar dhe shikoni se çfarë gjestika bërë para aparatit.

“Zogu” i llastuar i televizioneve kosovare
Dikur ajo kishte hite dhe bashkëpunime interesante, por vetëm “zogu” apo kënga ‘Fenix” i solli asaj mbifuqi. E kuptuat besoj se fjala është për Altuna Sejdiun, e cila tashmë kur shkon në një televizion të ndjekur muzikor, mund të bëje edhe ligjin në Kosovë. Kështu duket edhe në këtë foto, ku ajo ka hipur sipër tavolinës dhe ka qenë këtu në studion e ON TV, ku kënga e saj është shpeshherë gjatë ditës në transmetim. Por ne mësojmë gjithashtu se ajo këtu është si në shtëpinë e saj, për faktin se producentët e kësaj kënge e kanë si zyrë të vetën, sidomos Zzap, pasi ky TV është pjesë e familjes së tij. Edhe sot, pas kaq muajsh, hiti i saj vazhdon të mbijetojë dhe të shfaqet shumë edhe në TV-të e tjera, pavarësisht se ka apo nuk ka të njohur artistja.

Panorama PLUS/PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura