Tuna mohon se po ndahet nga Cozman, shfaqen të përqafuar. Këngëtarja josh pa të brendshme (FOTO)

Mar 28, 2015 | 20:47
SHPËRNDAJE

Këngëtarja Tuna vijon të përgënjështrojë zërat se ajo dhe i dashuri, reperi Cozman janë në krizë, e thashethemet se ajo është dhunuar prej tij.

Tuna dhe Cozman, foto e publikuar në rrjete sociale nga këngëtarja

Tuna ka postuar mbrëmjen e sotme këtë imazh në rrjete sociale, ku shfaqet e mbështjellë në një përqafim të reperit. Ajo apelon “mos më humbisni kohë”.

Pasi publikimit të lajmit dje në mediat kosovare se Cozman ka dhunuar Tunën,  reagoi menaxherit i çiftit: “Telenovela ‘Tuna dhe Coman’ vazhdon. Çifti nuk janë ndarë. Ata po vazhdojnë lidhjen e tyre dhe çdo gjë është në rregull më ta”, tha dje për “Gazetën Express”, Dekorim Sahiti.

” Jo, jo ata nuk janë ndarë dhe Cozman nuk e ka rrahur Tunën”, tha ai.

Sakaq Tuna ka postuar në rrjete sociale imazhe ku shfaqet përvëluese veshur me një fustan, poshtë të cilit qartazi duket se mungonin të brendshmet.

Fustani provokues i Tunës
Fustani provokues i Tunës

 

Tuna, imazh i marrë në Instagramin e këngëtares

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura