“Trupin e morën me vete”, SHBA vret udhëheqësin e lartë të ISIS në Siri

Oct 6, 2022 | 18:49
SHPËRNDAJE

Një udhëheqës i lartë i ISIS është vrarë në Siri. Sipas “The Mirror”, lajmin e bëri të ditur televizioni shtetëror sirian, i cili thotë se forcat speciale amerikane kryen një operacion të rrallë në një fshat të kontrolluar nga qeveria në verilindje të vendit, duke vrarë një person dhe duke kapur disa të tjerë.

0_GettyImages-1206927243

Gjithashtu bëhet me dije se operacioni u krye ne thellësi të Sirisë në mesnatë dhe personi i vrarë është një udhëheqës i lartë i ISIS.

Zëdhënësi i Komandës Qendrore të SHBA-së, koloneli Joseph Buccino i tha Reuters se forcat amerikane “shënjestruan” një operativ të Shtetit Islamik, në një bastisje të agimit në verilindje të Sirisë, por nuk konfirmoi nëse individi ishte vrarë apo kapur.

Sipas burimevem provinca Hassakeh ku u krye operacioni mbahet pjesërisht nga forcat qeveritare dhe pjesërisht nga luftëtarët kurdë të mbështetur nga SHBA.

Shtetet e Bashkuara kanë kryer edhe bastisje të mëparshme në Siri për të shënjestruar anëtarët e grupit të Shtetit Islamik, por operacioni i së enjtes do të ishte bastisja e parë e njohur në një zonë të kontrolluar nga qeveria.

Dy burime sigurie konfirmuan për Reuters se udhëheqësi më i lartë i ISIS-it u vra gjatë misionit dhe thanë se forcat amerikane kishin marrë trupin e tij me vete ndërsa po tërhiqeshin.

Një burim lokal tha se burri ishte zhvendosur në fshatin Muluk Saray vitet e fundit nga Taif, një qytet afër kufirit me Irakun që dikur ishte një bastion i Shtetit Islamik.

“Njerëzit mendonin se ai ishte një bari dhe askush nuk e di identitetin e tij të vërtetë”, tha burimi.

Burimi lokal tha se forcat amerikane bastisën gjithashtu një ndërtesë të përdorur nga sigurimi sirian dhe arrestuan “disa njerëz” atje.

Mësohet gjithashtu se sulmet amerikane u urdhëruan nga Presidenti Joe Biden.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura