Identifikohet 25-vjeçari që u gjet i pajetë në rezervuar/ Ja vepra penale për të cilën akuzohej (VIDEO)

Jun 13, 2021 | 15:07
SHPËRNDAJE

Është identifikuar i riu që u gjet i pajetë në rezervuarin e Gjançit në Korçë. Korrespondentja e “Panoramës” bën me dije se i ndjeri është 25-vjeçari Fridman Xhaferraj, banues në Plug të Lushnjës.

Mësohet se i ai ka qenë në arrest shtëpie dhe akuzohej për veprën “shkatërrim i pronës me zjarr”, e kryer në bashkëpunim. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, me vendimin e datës 21.05.2021, kishte caktuar për këtë shtetas ndryshimin e masës së sigurisë, nga “Arrest në burg” në “Arrest në shtëpi”.

Më herët në vendngjarje u ngrit një perimetër sigurie. Krahas grupit të hetimit në vendngjarje ishin edhe ekspertë të kriminalistikës dhe mjekët ligjore. Për identifikimin e të mbyturit policia kërkoi edhe ndihmën e banorëve të zonës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura