Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se ai mund të kualifikohet për çmimin Nobel pas arritjes së marrëveshjes ekonomike Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin e tij.
Këtë ai e bëri të ditur dje në Fayetteville të Karolinës Veriore, gjatë një tubimi për fushatën e tij parazgjedhore për president të ardhshëm të SHBA-së.
“Për një javë më nominuan për dy Çmime Nobel për Paqe. A mund ta besoni? Shkova në shtëpi dhe i thash Zonjës së Parë: ‘Zonjë e Parë, ndodhi një gjë e mirë sot, u nominova për Çmimin Nobel për Paqe’. Dy ditë më vonë shkova prapë në shtëpi dhe i thash: ‘Zonjë e parë, nuk do ta besosh që sërish u nderova me Çmimin Nobel’ për Kosovën dhe Izraelin.
I thash Zonjës së Parë, mos u brengos se ky tregim është për Nobelin e Paqes. Po ndalojmë vrasjet masive mes Kosovës dhe Serbisë. Po vriten mes vete për shumë vite. U thash, djem, të bashkohemi [kryeministrit Hoti dhe presidentit serb Vuçiq]. Po e bënin këtë për qindra vjet nën emra të ndryshëm”, tha presidenti amerikan.
Më 4 shtator është nënshkruar marrëveshja ekonomike Kosovë-Serbi, nga kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, dhe nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Deklaratën e Trump mund ta dëgjoni nga minuta e 45 në videon e më poshtme:
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.alTrump on ?? – ?? deal
“We are stopping MASS KILLINGS between Kosovo and Serbia. They have been killing each other for so many [years].”
“Stop Killing’, I said ‘fellas, let’s get together.”
“You know, they’ve been doing it for hundreds of years frankly under different names,” pic.twitter.com/JSpicEGroz
— kos_data (@kos_data) September 20, 2020