“Trump emëron Sekretar Shteti biznesmenin e dekoruar nga Moska”

Dec 10, 2016 | 20:40
SHPËRNDAJE

Donald Trump ka zgjedhur biznesmenin Rex Tillerson si Sekretar Shteti raportojnë burime të afërta me presidentin të NBC-së.

Tillerson
Tillerson dhe Putin

Kështu, Rex Tillerson, është kreu i “ExonMobil” (kompani e famshme nafte) dhe gjithmonë është kritikuar për lidhjet e tij të ngushta me Rusinë dhe Vladimir Putinin.

Zyrtarizimi i tij do të bëhet javën që vjen. Sipas mediave amerikane, Tillerson ka përmbyllur një kontratë energjie me Rusinë në vitin 2011 që vlente plot 500 miliardë dollarë.

Në vitin 2012 ai u dekorua nga Moska me “Urdhrin e Miqësisë”, si një mik i ngushtë i Kremlinit. Ky emërim do të shtojë edhe më shumë zërat se Trump u ndihmua nga Moska për të fituar zgjedhjet në SHBA.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura