Tritan Shehu publikon të dhënat e Eurostat: Shqipëria e fundit në Kontinentin Europian për financimin e Shëndetësisë

Sep 9, 2019 | 17:22
SHPËRNDAJE

Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehuka ka akuzuar qeverinë për financime të ulëta për shëndetësinë.

Në facebook, ndërsa i referohet “Eurostat”, Shehu shkruan se për financimin e shëndetësisë vendi është 3.5 herë më poshtë se mesatarja e BE.

tritan-shehu-768x490

“Me këto parametra kaq larg Europës, ndërsa ‘shëndetësia falas’ qofte dhe me surealizmin e saj ‘avulloi’, vecse “Afrika Qendrore” po na afrohet”, shkruan mes të tjerash ish-deputeti.

Postimi i plotë:

Eurostat jep alarmin, Shqiperia e fundit ne Kontinentin Europian per financimin e Shendetesise.

Sipas te dhenave te fundit te Eurostat ne baze te GDP se Buxhetit per financimin e shendetesise jemi 3,5 here me poshte se mezatarja e BE, 2 here ndaj asaj te Rajonit…. edhe ndaj Bosnjes 3 here me poshte.

Ndersa ne vlera absolute te financimit prej Buxhetit per fryme popullesie, kjo diference ndaj mesatares se vendeve te BE rritet ne reth 10 here.

Dhe kjo ndodh megjithese te dhenat e ofruara Eurostat-it nga institucionet tona kerkojne te “zbusin” realitetin.

Financimet nga Buxheti jane fryre artificialisht duke i llogaritur ato 2,8%, te GDP, ndersa ne te vertete jane vetem 2%, pa permendur ketu ceshtjen e Qendres se Traumes.

Kjo sepse 0,8 % te GDP te llogaritur vijne nga te ardhurat e Kontributeve Direkte, pra nga sektori sigurativ, qe mund te jete publik autonom, privat ose te dyja bashke e ku kontribuohet drejt per se drejti nga qytetaret, pra keto nuk duhet te llogariten si pjese e financimit te Buxhetit te Shtetit, por vetem si pjese e shpenzimeve.

Problem tjeter jane shpenzimet (jo financimet) per shendetesine, qe jane “kokeposhte” (anti sociale), sepse pagesat direkte nga publiku (direkt nga xhepi), zene mbi 50% te shpenzimeve me tendence rritje galopante, parameter ky shume larg nivelit minimal social europian.

Me keto parametra kaq larg Europes, ndersa “shendetesia falas” qofte dhe me surealizmin e saj “avulloi”, vecse “Afrika Qendrore” po na afrohet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura