Tritan Shehu kallëzon penalisht 7 kryetarët e bashkive në qarkun e Gjirokastrës. Ja për çfarë i akuzon

Apr 16, 2021 | 10:45
SHPËRNDAJE

Kryesuesi i listës së kandidatëve për deputetë të PD Qarku Gjirokastër, Tritan Shehu, ka depozituar mëngjesin e sotëm në organin e akuzës, kallëzim penal në ngarkim të shtatë kryetarëve të bashkive të Qarkut.

Sipas tij, këta të fundit kanë shkelur ligjin disa herë kryesisht për mos vënien në dispozicion të hapësirave publike subjekteve politike për reklamimin e posterave elektoralë brenda afatit që përcakton ligji.

Shehu deklaron se veç kësaj edhe disa shkelje të tjera që bien ndesh me nenet e Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë. Pjesë e dosjes voluminoze që dorëzoi sot Shehu, kanë qenë edhe drejtues të institucioneve të ndryshme publike të cilët ushtrojnë presion ndaj punonjësve të administratës me qëllim diktimin e votës dhe orientimin e saj në favor të partisë në pushtet.

“Pjesëmarrja hapur e këtyre drejtuesve institucionesh në orarin e punës, është një tjetër shkelje që u rëndon atyre dhe për të cilën do të mbajnë përgjegjësi penale. Fakte dhe prova konkrete janë dorëzuar sot duke i kapur në flagrancë në shkelje drejtuesit që akuzohen”, tha Shehu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura