“Trishtimi është joshës”- Priyanka Chopra zbulon se ka luftuar me depresionin për vite të tëra pas humbjes së babait

Feb 23, 2021 | 10:11
SHPËRNDAJE

Priyanka Chopra ka luftuar me depresionin kur babai i saj ndërroi jetë në moshën 64-vjeçare si pasojë e kancerit.

priyanka chopra

Aktorja 38-vjeçare humbi të atin, Ashok, në vitin 2013 dhe tani ka zbuluar se kjo humbje ishte shkatërruese për të dhe se i ndikoi në shëndetin mendor, pasi kaloi vite të tëra ku ndihej “e pambrojtur”, sipas revistës “Hello!”.

priyanka chopra (10)

Priyanka pranoi se as terapia nuk funksionoi për të në atë kohë dhe u detyrua që ta shtynte veten të gjente dritë në fund të tunelit.

priyanka chopra (15)

Kështu ndihesha, më dukej sikur frika kishte ngelur aty. Provova terapinë, nuk funksionoi për mua atë kohë. Nuk mendoja se ilaçet ishin një mundësi.

Nuk e di si nisi, thjesht mbaj mend që ndihesha keq për veten time. Ulesha në divan, shikoja televizor dhe haja pica për orë të tëra. Ndihesha si njeri i pangopur, nuk ndihesha mirë për veten time.

priyanka chopra (5)

Trishtimi është joshës dhe të thërret, kështu që unë qëndrova për pak në atë gjendje. E lash veten të pambrojtur dhe i përjetova ato ndjenja pa u zemëruar me veten.

Filloi thjesht duke nxjerrë qenin për shëtitje, nisi kështu, hajde dalim dhe marrin ajër të pastër. Pastaj fillova ta kuptoja se kjo po më bënte të buzëqeshja pak. Fillova të mos përsërisja rutinën. Më pas pak nga pak nisa të takoja miqtë, ju përgjigjesha njerëzve që donin të më njihnin”,- ka rrëfyer Chopra.

priyanka chopra (4)

Tashmë që është 30-vjeç, Priyanka ka treguar se prioritetet e saj në jetë kanë ndryshuar, pasi është më e fokusuar tek jeta, mirëqenia, familja dhe tek kujtimet e bukura.

priyanka chopra (17)
Priyanka Chopra dhe bashkëshorti i saj, Nick Jonas

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura