Tregtia e jashtme, INSTAT: Eksportet në rënie

Jul 1, 2015 | 14:04
SHPËRNDAJE

Notat optimiste të ecurisë së ekonomisë sonë duket se nuk kanë arritur të prekin shifrat e INSTAT, i cili dje publikoi raportin për tregtinë e jashtme në muajin maj. Të dhënat tregojnë për një rënie të eksporteve, duke shfaqur kështu situatën problematike që ka sot biznesi që prodhon në vendin tonë, si dhe problemet e tregjeve të huaja të lidhura me kërkesën. “Në muajin maj 2015 eksportet e mallrave arritën vlerën 24 miliardë lekë, duke u ulur me 4.8% në krahasim me majin 2014 dhe duke u rritur me 16.0 % në krahasim me prillin e 2015-s.

Importet e mallrave në muajin maj 2015 arritën vlerën 44 miliardë lekë, duke u ulur me 8.3 % në krahasim me majin 2014 dhe duke u rritur me 1.2 % në krahasim me prillin 2015. Deficiti tregtar i këtij muaji është 20 miliardë lekë, duke u ulur me 12.2 % krahasuar me maj 2014 dhe prill 2015”, thuhet në raportin e INSTAT. Ajo që vihet re është një ulje e eksporteve të vendeve të BE-së me 2.9 për qind, ndërkohë që partnerët tregtarë vazhdojnë të jenë Italia, Turqia dhe Greqia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura