Tre muaj nga vaksinimi, sot nis procesi edhe për farmacistët! Brenda javës edhe për personat mbi 60 vjeç

Apr 7, 2021 | 9:04
SHPËRNDAJE

Tre muaj pas nisjes së procesit të vaksinimit, në radhë për të marrë dozën anti-Covid janë listuar edhe farmacistët. Edhe pse në mënyrë të vazhdueshme kishin kërkuar që të ishin pjesë e vaksinimit, pasi njëjtë si profesionistët e tjerë të shëndetësisë, edhe ata ishin të rriskuar, vetëm tani iu është hapur rruga për kryerjen e vaksinës.

vaksinimi i mesuesve  (18)

Lajmi është bërë me dije një ditë më parë nga Urdhri i Farmacistëve, që përmes një shënimi në rrjetet sociale, njoftohet nisja e vaksinimit fillimisht për farmacistët e kryeqytetit.

“Ju njoftojmë se ditën e nesërme (sot) nis procesi i vaksinimit për farmacistët e rajonit të Tiranës. Të gjithë farmacistët që janë të interesuar të vaksinohen, të plotësojnë formularin e mëposhtëm me të dhënat përkatëse, në mënyrë që të hartohen listat që do t’u dërgohen qendrave të vaksinimit”.

Brenda kësaj jave do të nisë po ashtu vaksinimi i personave mbi 65 vjeç, si edhe i personave mbi 60 vjeç që vuajnë nga sëmundjet kronike. Nga Korça, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ripërsëriti edhe një herë uljen e fashës për vaksinimet duke vënë në dukje se deri më tani janë 150 mijë të moshuar që kanë injektuar dozën e parë e një pjesë prej tyre edhe të dytën.

“Kemi arritur mbi 150 mijë të moshuar të vaksinuar deri më tani. Ndërkohë që gjithsej janë mbi 206 mijë vaksinime. Gjithashtu, edhe në qendrat shëndetësore vijon po i njëjti proces”. Ashtu siç është vepruar edhe më parë, për grupmoshat mbi 60 vjeç vaksinimi do të kryhet në pikat e vaksinimit të ngritura posaçërisht për këtë proces. Nga ana tjetër, për të moshuarit mbi 80 vjeç injektimi i dozës anti-Covid do të bëhet pranë qendrës shëndetësore. Hartimi i listave do të bëhet nga mjekët e familjes, të cilët po ashtu do të njoftojnë edhe qytetarët për vendin, datën dhe orën e vaksinimit.

© Panorama.al

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.