Tre çereku i maturantëve vlerësohen me nota të ulëta/ Ekspertët e arsimit flasin për provimin e Matematikës: Ulja e pragut të pikëve ndihmoi mbetësit, jo ekselentët

Jun 25, 2021 | 20:18
SHPËRNDAJE

BESARTA BASHA/ U kontestua për tri ditë me radhë deri në marrjen e premtimit për uljen e kufirit të pikëve për çdo notë, e sërish, shumica e maturantëve, kryesisht ekselentë janë të pakënaqur nga rezultatet e provimit të matematikës.

matura-provim1598600532

Tre çereku i tyre janë vlerësuar me nota të ulëta, nga 4 deri në 7, ndërsa mbi tetë mijë nxënës kanë marrë rezultate të larta. Njësoj si në dy provimet e tjera, ishte ministrja e arsimit, Evis Kushi ajo që ndau e para rezultatet në profilin e saj në rrjetet sociale duke u bërë me dije maturantëve se shqetësimin e tyre janë reflektuar në vlerësim.

“Sipas angazhimit tonë, ne analizuam me shumë kujdes çdo shqetësim tuajin dhe të mësuesve mbi testin e matematikës në Maturën Shtetërore dhe pas vlerësimit të të gjitha testeve, duke marrë në konsideratë vështirësitë e këtij viti shkollor, me vendim unanim të Komitetit të Maturës Shtetërore, kemi vendosur uljen e kufirit minimal të kalueshmërisë dhe atë të pikëve për çdo notë”, shkruan Kushi pasi uron suksese në vjeshtë mbetësve, e vecanërisht 1820 ekselentëve që morën dhjetën vetëm pasi u ul pragu i vlerësimit. Tanimë, maturantët kanë në dorë rezultatet e tre provimeve me detyrim, të cilat i ndihmojnë në marrjen e diplomës

ANALIZA

Vetëm katër maturantë në të gjithë Shqipërinë do të merrnin vlerësim maksimal në të gjithë vendin. Përqindje kjo krahasimisht e ulët, njësoj si në provimin e Letërsisë ku ata që morën dhjetën absolute ishin vetëm dy maturantë. Për ekspertët e arsimit, kjo është një histori e përsëritur. Janë me qindra mijëra nxënës të dhjetës në tri vitet e gjimnazit që as nuk i afrohen asaj në vlerësimin final. Kjo mospërputhje midis notës së marrë në bankat e shkollës me atë në maturë ka ngritur pikëpyetje mbi vetë procesin e maturës. “QSHA nuk duhet të bëjë me teste të matematikës ose të gjejë njerëzit e duhur (ka shumë të tillë në mbarë vendin)”, shkruan Fatmir Vejsiu, ish-drejtues i arsimit parauniversitar në ministri.

Sipas analizës së bërë nga Vejsiu, pragu për çdo notë është ulur me tre pikë. Një gjë e tillë, për të, veçse ka bërë kalues dyfishin e atyre që duhet të ishin mbetës. Por problemi i vërtetë nuk ishin ata, por ekselentët. “Sipas rregullores së maturës, pragu i kalimit në teste është 35% e totalit të pikëve 15 pikë. Ky kriter është ruajtur në gjuhën e huaj dhe në gjuhën shqipe dhe letërsi. Në matematikë, pragu është përcaktuar ndryshe, pra 20%, pra me 12 pikë. Nëse do zbatohej rregullorja, maturantët me 0-14 pikë duhet të konsideroheshin mbetës. Të tillë nuk janë pak, por 6273, pra 20% e pjesëmarrësve. Me një të rënë të lapsit, numri i mbetësve është bërë 3018, afërsisht 10%. Dhe kjo nuk është pak”, analizon eksperti i arsimit.

31 mijë maturantë, 27 mijë prej të cilëve nga gjimnazet e përgjithshme të vendit, dhe pjesa tjetër të arsimit profesional përfunduan këtë vit arsimin e mesëm, por jo të gjithë marrin diplomën e pjekurisë ose atë të maturës, pasi rezultuan mbetës në një nga provimet e fundit. Mungesa e këtyre rezultateve i penalizon jo vetëm në marrjen e këtij kartoni, por edhe në vijimin e garës për në universitet

REZULTATET E GJUHËS SHQIPE E LETËRSISË

Mbetës   3018

Nota 5   4593

Nota 6   8489

Nota 7   7399

Nota 8   4432

Nota 9   2268

Nota 10  1820 (4 prej tyre absolute)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura