Trashëgimia e fuqishme e Madeleine Albright për gratë

Mar 28, 2022 | 14:45
SHPËRNDAJE

Në kohën kur Madeleine Albright deklaroi, në vitin 2006, se “ka një vend të veçantë në ferr për gratë që nuk ndihmojnë gratë e tjera”, kjo fjali e saj fliste shumë. Për Albright, kjo nuk ishte një lojë fjalësh, por një modus operandi.

Secalbright

E takova për herë të parë Madeleine Albrightin në vitin 1988, kur isha një punonjëse shumë e re në fushatën presidenciale të guvernatorit të Massachusettsit, Michael Dukakis, dhe ajo ishte një nga këshilltaret e tij për politikën e jashtme, së bashku me profesorin e Harvardit, Joseph S. Nye, Jr., i cili tashmë ishte një yll në kupën qiellore të politikës së jashtme. Madeleine jepte mësim në Georgetoën dhe ishte tashmë një veterane politike, pasi kishte punuar me Walter Mondalen, Edmund Muskien dhe Geraldine Ferraron.

Pothuajse kushdo që ishte kishte lidhje me fushatën e Dukakis ose qarqet demokratike të politikës së jashtme, do të kishte parashikuar se Nye do të bëhej sekretar shteti në një moment, por jo Madeleine. Por, tetë vjet më vonë, ishte Madeleine e siguroi postin – gruaja e parë sekretare shteti. Ajo po punonte për një president tjetër, Bill Clinton, gruaja e të cilit, Hillary Clinton, ishte një feministë pasiononte dhe efikase.

Në atë kohë u raportua gjerësisht se Hillary kishte lobuar fort për emërimin e Madeleine, ashtu siç sigurisht burrat kanë lobuar për burra të tjerë për shekuj me radhë. Por ishte hera e parë që pashë fuqinë e rrjeteve të grave në pushtet dhe ishte një pikë kthese për një brez të tërë grash në politikën e jashtme.

Vetë Madeleine jetoi sipas parimit që ajo e deklaroi shpesh, veçanërisht kur prezantoi Hillary Clinton në një tubim të vitit 2016 gjatë fushatës presidenciale të Clinton: “Ka një vend të veçantë në ferr për gratë që nuk ndihmojnë gratë e tjera”. Susan Rice, e cila shërbeu si këshilltare e Sigurisë Kombëtare nën ish-presidentin Barack Obama dhe tani kryeson Këshillin e Politikave të Brendshme të presidentit Joe Biden, ishte një e mentoruar e Madeleine. Kështu ishte edhe zëvendëssekretarja e Shtetit, Ëendy Sherman. Suzy George, shefja e stafit të Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, gjithashtu punoi për Madeleine për vite me radhë. Dhe kishte shumë të tjera.

Madeleine ishte gjithmonë e gatshme të mbante fjalim, të shkruante një fjalim ose të thoshte një fjalë të mirë për një grua të re premtuese që aspironte për një karrierë në politikën e jashtme. Ajo mentoroi dhe bëri të ecnin gjithashtu shumë burra, por për gratë e brezit tim, ajo ishte frymëzim publik.

Për ironi, megjithatë, Madeleine nuk u fokusua në avancimin e grave në mbarë botën si një çështje e politikës së jashtme. Ishte Hillary Clinton, e cila u bë gruaja e tretë në postin e Sekretares së Shtetit, që e bëri këtë. Të dyja ishin të diplomuara në Wellesley, një nga universitetet më të njohura të Amerikës për gra dhe feministe të forta. Por, si Sekretarja e parë e Shtetit grua, Madeleine duhej të provonte se mund të ishte po aq e ashpër sa burrat.

Albright njihej për reputacionin e saj si më armike se ushtria. Siç tregon pasardhësi i saj, Colin Powell, në kujtimet e tij, kur ai ishte kryetar i Shefave të Përbashkët të Shtabit, ata debatuan nëse do të ndërhynin në Bosnjë. Kur Powell u përbuz, Madeleine u përgjigj: “Çfarë kuptimi ka të kemi këtë ushtri të shkëlqyer për të cilën ju flisni gjithmonë, nëse nuk mund ta përdorim atë?”

Bijë e Çekosllovakisë – një vend i copëtuar nga nazistët dhe i nënshtruar nga sovjetikët – Madeleine ishte kampione e pasionuar e lidershipit global amerikan në shërbim të demokracisë kudo. Në përvojën e saj, Shtetet e Bashkuara ishin me të vërtetë “kombi i domosdoshëm” – dhe ajo e mirëpriti përgjegjësinë dhe punën e palodhur që ia kërkonte detyra.

Në fakt, ndërsa Madeleine ishte idealiste, ajo ishte gjithashtu tepër praktike. Unë shpesh citoj një nga rreshtat e saj të shumtë të paharrueshëm: “demokracia duhet të delegojë”. Madeleine e dinte se njerëzit nuk mund të jetojnë vetëm me ideale dhe ishte e përgatitur të hynte në detaje se çfarë i nevojitet një demokracie e shëndetshme për të mbijetuar, brenda dhe jashtë vendit. Ajo shkroi libra dhe artikuj të panumërt, mbajti fjalime, bëri investime dhe shërbeu në disa borde, të gjitha në shërbim të sigurimit që njerëzit e zakonshëm të kuptonin si rreziqet ashtu edhe kërkesat e luftës për vetëqeverisje dhe të drejtat e njeriut.

Gjatë rrugës, aftësia e Madeleine për shprehje dhe humor, si dhe mënyra e saj për të qenë me këmbë në tokë e bënë atë të dashur nga audienca. E dëgjova të fliste shumë herë dhe shpesh shihja që njerëzit përgjigjeshin me kënaqësi të papritur. Ajo foli sinqerisht për anën njerëzore të biznesit të politikës së jashtme; për shembull, në kujtimet e saj, ajo përshkruan sfidën e gjetjes së parukiereve gjatë udhëtimeve të saj. Libri i saj i mrekullueshëm i vitit 2009 “Read My Pins: Stories from a Diplomat’s Jewel Box” eksploron se si karficat e saj të zgjedhura me kujdes ndihmuan në krijimin e historisë diplomatike.

Madeleine e kuptoi rëndësinë kritike për të ndihmuar amerikanët e zakonshëm të kuptojnë botën më mirë. Dhe ndryshe nga shumë nga kolegët e saj të politikës së jashtme, ajo nuk kishte frikë të lëshonte pak pe për këtë qëllim. Kjo mund të shpjegojë pse ajo nuk u njoh realisht si një mendimtare e politikës së jashtme, si një stratege apo teoriciene, nga shumë nga bashkëmoshatarët e saj. Por ajo ktheu politikën e jashtme për të gjithë njerëzit në mbarë botën.

Arritjet e Madeleine – duke përfshirë ato që gjatë karrierës së saj të jashtëzakonshme 20-vjeçare si sipërmarrëse, investitore, autore, aktiviste dhe këshilltare – duhet të na frymëzojnë të gjithëve. Ajo ndezi jo vetëm një shkëndijë të re, por edhe një stil të ri. Për ata prej nesh që janë përpjekur të ndjekin gjurmët e saj, vdekja e saj lë një boshllëk. Shpresoj që ajo të jetë tani në atë vend të veçantë në parajsë për gratë që ndihmojnë gratë e tjera.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. Madeleine Albright’s Potent Legacy for Women

BIRN

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura