“Transparency International” vlerësime për reformën në drejtësi

Jul 19, 2018 | 10:10
SHPËRNDAJE
“Transparency International” vlerëson reformën në drejtësi dhe mekanizmat për të luftuar korrupsionin në sistemin e drejtësisë në Shqipëri.
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, gjatë një vizite më Tbilisi, gjatë Samitit të nismës Partneritet për Qeverisje të hapur, ka takuar Delia Ferreira Rubio, kryetaren e Transparency International. Rubio shprehu konsideratat më të larta për reformën në drejtësi dhe mekanizmat për të luftuar korrupsionin në sistemin e drejtësisë.37539458_10156563951031692_4677436749343883264_n
“Nismat e qeverisë shqiptare në nivel politik për adresimin e çështjeve të korrupsionit, përfshijnë ato me karakter parandalues, por edhe me karakter reagues”, – shprehet Gjonaj.
“Diskutuam për mënyrat e bashkëpunimit me Transparency International, me qëllim adresimin më të mirë të çështjeve që lidhen me korrupsionin, për të cilat Delia Ferreira Rubio shprehu gatishmërinë e mbështetjes së iniciativave tona antikorrupsion, nëpërmjet ekspertizës së Transparency International”, – sqaron Gjonaj.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura