Transferohen 10 të burgosur nga Saranda në burgun e Fierit! Ja arsyeja

Aug 14, 2022 | 11:48
SHPËRNDAJE

Dhjetë të paraburgosur në Sarandë, janë transferuar nga burgu i qytetit bregdetar në Fier për shkak të mbipopullimit.

burg

Panorama.al mëson se ata janë të dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë në Sarandë por e kanë apeluar vendimin.

Ata do të qëndrojnë në burgun e Fierit derisa të merret një vendim i formës së prerë.

Ndërkohë burime nga komisariati i Sarandës bëjnë me dije se 3 persona të tjerë të cilët janë nën arrest me burg, janë transferuar në burgun e Tepelenës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura