“Traktat” 44-vjeçar/ Vdekja e një interisti, ja pse tifozëritë nuk tallen dot më

Apr 23, 2024 | 21:12
SHPËRNDAJE

Në vitin 1980, pas një derbi të “Madoninna”-s humbi jetën një tifoz zikaltër, si pasojë e përplasjes mes dy tifozërive. Duke dashur të shmangin humbje të tjera jetësh në të ardhmen, ultrasit e Milanit dhe të Interit nënshkruan një “traktat” i cili vijon të jetë në fuqi sot e kësaj dite.

Tifozet

Në bazë të atij akordi, lejohen ngacmimet për ekipet, por jo talljet e lojtarëve për tifozët. Ajo marrëveshje 44-vjeçare mbajti ujërat e qeta edhe dje në mbrëmje duke mos shënuar incidente domethënëse. Ndërkohë si pasojë e së njëjtës marrëveshje, pak kohë më parë, Federiko Dimarko kërkoi falje publike si pasojë e një talljeje (Milanist llafazan) të drejtuar tifozërisë kuqezi.

Për t’u shënuar nisma e dy tifozërive që para derbit kanë grumbulluar ushqime për të pastrehët dhe ia kanë dorëzuar fondacioneve bamirëse.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura