Trajneri i Turqisë: Ja avantazhi ynë në grup, ndeshjen e parë nuk e dua kundër…

Dec 2, 2018 | 13:38
SHPËRNDAJE

Trajneri i Turqisë, Mirçea Luçesku, foli pas shortimit në grup me Shqipërinë, Francën, Islandën, Moldavinë dhe Andorën, ku u shpreh:

mircea-lucescu-turkey_17zdxwqqwoa0z1r1vd11ikoost

“Sigurisht, me Francën nuk është e lehtë. Do doja që mos ta luanim ndeshjen e parë kundër tyre. Ne do të futemi në fushë për të fituar. Shpresoj që ekipi ynë i ri të tregojë një performancë të mirë. Na duhen patjetër fitore me Moldavinë dhe Andorës.

Ndaj Islandës, kemi avantazhin që e njohin, dhe lojtarët e tyre nuk kanë ndryshuar shumë. Nuk kanë më atë performancë si në Botëror dy vite më parë. Ne kemi formuar një skuadër të re në 7 muaj. Po rinovojmë ekipin, nga gabimet individuale. Shqipëria gjithashtu, është një skuadër e mirë. Tashmë do të jetë një atmosferë ndryshe në një kompeticion të ri.” – deklaroi Mirçea Luçesku.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura