Tragjike në Durrës/ Hidhet nga kati i pestë, gjen vdekjen

Aug 9, 2018 | 18:53
SHPËRNDAJE

Një 35-vjeçar në Durrës ka humbur jetën këtë të enjte pasi ka rënë nga kati i pestë i një pallati. Dyshimet e policisë, janë se Q.Ll. është hedhur vetë nga lartësia.

Foto ilustrim
Foto ilustrim

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30, në lagjen nr. 4 të qytetit. Siç bëjnë me dije burime zyrtare nga komisariati i policisë së Durrësit, “shtetasi Q.Ll. rreth 35 vjeç, banues në Durrës, dyshohet të jetë vetëhedhur nga kati 5-të i pallatit dhe ka vdekur”.

Po punohet për sqarimin e rrethanave te ngjarjes, thuhet më tej në informacionin paraprak të policisë lokale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura