Tragjedi në Tropojë/ 47-vjeçarin e pickon grerëza, humb jetën rrugës për në spital

Jun 19, 2018 | 18:52
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tropojë, pasi një 47-vjeçar ka pësuar vdekje nga pickimi i një grerëze.

Policia ende nuk ka dhënë detaje në lidhje këtë ngjarje të rëndë, nëse ka qenë vetëm pickimi i grerëzës apo 47-vjeçari ka vuajtur nga ndonjë sëmundje.

download

Njoftimi i policisë

Më datë 18.06.2018, në fshatin Tetaj, Tropojë, duke punuar në arë, shtetasi T.Rr., vjeç 47, është pickuar nga një grerzë dhe për pasojë ka humbur jetën në spital. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura