Trafikuan dhjetëra kg kokainë/ Mediat italiane të tjera detaje mbi organizatën e drogës drejtuar nga fieraku. Kodet dhe… U kapën 20 kg drogë e 30 mijë euro (VIDEO)

Jun 9, 2020 | 20:00
SHPËRNDAJE

Mediat italiane bëjnë me dije të tjera detaje në lidhje me trafikun e kokainës nga Holanda në Firence, ku pesë persona u arrestuan sot në kuadër të një operacioni të zhvilluar njëkohësisht në Itali dhe në Shqipëri.

4490276_c41917_831x473

Midis të arrestuarve, në pranga ka rënë edhe drejtuesi i padiskutueshëm i bandës (Klevis Çela), i arrestuar në Fier, ndërsa një tjetër është ende në kërkim. Trafikantët, kryesisht aktivë në zonën e Prato, ishin në gjendje të shisnin dhjetëra kilogramë kokainë, kryesisht me shumicë.

Gjatë operacionit të quajtur “Ndarja e makinave”, u kapën rreth 20 kg lëndë narkotike, para të gatshme për mbi 30,000 euro dhe dy armë me origjinë të paligjshme.

Hetuesit kanë mundur të detajojnë strukturën e organizatës, rolet e secilës dhe metodat e lidhura të funksionimit, si dhe të rindërtojnë fazat e ndryshme nga ana e anëtarëve për kryerjen e trafikut siç janë negociatat për shitjen e drogës, menaxhimi i parasë dhe strukturat logjistike të disponueshme. Për shembull në një rast është zbuluar përdorimi i kodit “Si gur”, që do të thotë cilësia e lartë e kokainës dhe çmimi mund të ishte më i lartë se normalisht,

Falë disponimit të një numri të madh të makinave me qira (disa prej të cilave kanë fund të dyfishtë), të përdorura në mënyrë alternative nga bashkëpunëtorët e ndryshëm, e bënin më të vështirë gjurmueshmërinë e lëvizjeve të tyre.

Struktura gjithashtu përdorte një vendbanim në Prato si vend i posaçëm për mbajtjen e drogës deri në shitjen e saj.

Ata shisnin me shumicë dhe rrallë merreshin me shitja të vogla për konsumatorët.

Qarkullimi i organizatës kriminale është gjithashtu i lartë, i aftë të trajtojë dhjetëra kg në periudha të shkurtra (janar – mars 2018).

Gjatë kësaj periudhe, kg i kokainës është shitur mbi 35 mijë euro, ndërsa kanë shitur rreth 30 kg.

Shitja e kësaj lënde ishte misioni i veprimtarisë së tyre, një mall ekskluziv dhe siç theksonte një prej të arrestuarve me një bashkëbisedues, ishin të interesuar të merreshin me “vetëm gjëra që të bëjnë të lumtur”.

Kuadri hetimor i mbledhur ka lejuar gjithashtu jo vetëm të zbulojë sistemin ndihmës, por edhe të dokumentojë transferime të ndryshme të substancave narkotike nga njëmbëdhjetë të dyshuar të tjerë (tetë shqiptarë, dy italianë dhe një maroken).

/S.Ll/Panorama/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura