Tradhton “Agon” për “Top Channel”, Sonila Meço jep përgjigje me “diplomaci”

Sep 13, 2015 | 12:54
SHPËRNDAJE

11986379_10204951166086459_7954426312370701311_n
Mediat dhe rrjetet sociale “u gdhinë” dje me lajmin se gazetarja dhe moderatorja e njohur Sonila Meço do të largohej nga televizioni “Agon Channel”, pasi prej muajsh nuk po paguhej dot më, ngaqë pronarit Francesco Bechetti i janë bllokuar pasuritë. Madje, përveç largimit dhe qarjes së hallit se nuk po merrte rrogën, lajmi shkoi më tej: Ajo ishte kapur mat, teksa negocionte me drejtuesit e “Top Channel”.

Pavarësisht se as nuk kishte ndonjë fotografi nga takimi, apo ndonjë burim që citohej, lajmi shkonte aq “thellë” sa që citoheshin edhe fjalët që mund të kishte thënë pronarja e kësaj kompanie mediatike, Vjollca Hoxha: “T’i japim edhe një mundësi”. Por sa të vërtetë ka në këtë histori? Sonila Meço e jep një përgjigje, edhe pse me shumë diplomaci. “Shihni statusin tim dhe e kuptoni ‘tradhtinë’”, thotë ajo, ndërsa ka postuar një fotografi të saj, që e shoqëron me diçiturën: Shihemi së shpejti në “Agon Channel”. Madje, nëpër komente e fotografi të mëhershme, ajo tregon edhe për të ftuarit që do të jenë në emisionin e saj në “Agon Channel”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura