“Toyota me 3.4 mln euro”/ Paloka i përgjigjet Ballës: Shpreson se do të shpëtojë shoku i klasës në Prokurori, por…

Jul 11, 2018 | 14:16
SHPËRNDAJE

Kreu i grupit parlamentar te PS-se, Taulant Balla ka njoftuar se ka depozituar ne Prokurori te tjera fakte ne vijim te plotesimit te padise se tij kunder kreut te demokrateve, Lulzim Basha, i cili e ka akuzuar ate publikisht se eshte garanti i futjes se milionave eurove me Toyota Yaris qe u bllokuan ne Portin e Durresit.

E per kete ka reaguar edhe kreu i grupit parlamentar te PD, Edi Paloka ne nje status ne FB, ku thote se Balla mendon se “do ta shpëtojë shoku i klasës në Prokurorinë e Tiranës”.

STATUSI I PALOKES

PAALOKA PER BLLEN

Derrkuci me Yaris i zhgërryer në baltën e krimit, po përpiqet të shpëtojë duke hedhur baltë kudo. Derrkuci shpeson se do ta shpëtojë shoku i klasës në Prokurorinë e Tiranës. Por nuk ka njeri që mund ta shpëtojë. Derrkucët, tahirët, habilët, balilët, xhafajt do përfundojnë shpejt atje ku e meritojnë. Shqipëria do të çlirohet shpejt nga llumi i kësaj bande të ndyrë

CFARE THA BALLA:

Në vijim të transparencës dhe ndershmërisë përballë opinionit publik, sapo kemi depozituar në Prokurorinë e Tiranës parashtrime dhe fakte të reja, në plotësim të Kallzimit Penal datë 27.06.2018, ndaj personit të kallëzuar Lulzim Basha për disa vepra penale.

Jemi të bindur se këto hapa ligjorë do të zbardhin shpifjet dhe ofendimet e turpshme të esadistit Lulzim Basha, ndaj meje dhe ndaj gjithë grupit tim parlamentar. Në fund të këtij procesi drejtësie ky gojë përdalë do të marrë një dënim shembullor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura