Toyota me 3.4 milionë euro/ PD akuza të forta Taulant Ballës: Ti je garanti për hyrjen e tyre në Shqipëri, ishin të…

Jun 25, 2018 | 18:00
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike me anë të deputetit Enkelejd Alibeaj, ka reaguar edhe njëherë në lidhje me kapjen ne sasisë prej 3.4 milionë eurove në Durrës.

Aliabeaj tha se garant për hyrjen në Shqipëri të eurove ësthë Taulant Balla.

alibeaj

Deklarata e plotë

Policia e Shtetit nuk është më më shërbim të qytetarëve dhe nuk ka më objektiv luftën kundër krimit, por mbrojtjen e pushtetit kriminal të Edi Ramës!

Policia e Shtetit është shndërruar në policinë private të Edi Ramës për të mbuluar lidhjet e pushtetit të tij me trafikun ndërkombëtar të drogës dhe pastrimin e parave.

Pasi e vuri policinë në shërbim të trafikut të drogës së ministrit të brendshëm Saimir Tahiri;

Pasi e përdori policinë për të mbuluar dhe për të mbrojtur vëllanë trafikant droge të ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj;

Edi Rama e përdori policinë për të fshehur të vërtetën për lidhjet e Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, me milionat e eurove, para të pista të drogës.

Pasi heshti për 24 orë për kapjen e detyruar të 3.5 milionë eurove të drogës, Policia private e Edi Ramës gënjeu shqiptarët për rrethanat, në të cilat drejtuesit e saj janë informuar për ngarkesën me Toyota Yaris, që po sillnin në Shqipëri milionat e parave të drogës.

Policia e Shtetit është informuar nga partnerët për çdo detaj, që nga targa e automjetit transportues, marka e makinave që transportohej, ku gjendeshin paratë dhe deri kush ishte garanti i tyre.

Partia Demokratike deklaron me përgjegjësi të plotë se:

Taulant Balla ishte garanti për hyrjen në Shqipëri pa problem të milionave të drogës, që i përkasin një prej bandave më të rrezikshme të trafikut të drogës që vepron kryesisht në zonën e Elbasanit.

E vërteta është se policia shqiptare ka identifikuar ngarkesën nën presionin e një prej vendeve anëtare të Bashkimit Europian dhe është vënë menjëherë në shërbim të fshirjes së gjurmëve që do të çonin tek pronarët e vërtetë të parave të drogës.

Policia ka vepruar njësoj si në rastin e drogës së Maminasit. Ka bllokuar ngarkesën në Portin e Durrësit, duke mos u lënë partnerëve asnjë mundësi që të ndiqnin se kush do të merrte rreth 3.5 milionë euro, para që vijnë mga shitja e drogës në vendet e Bashkimit Europian.

Ky është bashkëpunimi më flagrant që një polici mund të bëjë me krimin e organizuar, duke konfirmuar plotësisht mbështetjen politike që trafiku i drogës dhe krimi kanë më Shqipëri.

Edi Ramën, Saimir Tahirin, Fatmir Xhafën, Erion Veliajn dhe Taulant Ballën i lidh trafiku i drogës, pastrimi i parave dhe ndërtimi i kullave.

Janë këto para të pista të drogës që po pastrojnë me betonizomin e shfrenuar në Tiranë, me shkatërrimin e Teatrit Kombëtar dhe me ngritjen e kullave në territorin e Teatrit Kombëtar.

Tani, askush nuk ka më dyshime për paralajmërimet e përsëritura të Partisë Demokratike se janë paratë e drogës, qe kanë zhvlerësuar euron në Shqipëri, që mundi i emigrantëve shqiptarë, të cilët u sjellin para familjeve këtu, kushton më pak për shkak të parave të pista të drogës.

Jane paratë e drogës, janë lidhjet e pushtetit të Edi Ramës me krimin që u kanë mbyllur shqiptarëve dyert e Europës.

Për fat të mirë, shqiptarët po binden çdo ditë se e vërteta është me Partinë Demokratike dhe se me Edi Ramën ky vend nuk ka të ardhme!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura