Torino-Partizani – tetor 1968, ngatërresa me golin e Neptun Bajkos

Jan 5, 2015 | 20:07
SHPËRNDAJE

Uvil Zajmi

2 tetor i vitit 1968, në stadiumin “Komunal” luhet Torino-Partizani, për Kupën e Kupave, ndeshja e kthimit. Tashmë kanë kaluar shumë dekada, por ajo sfidë e dyfishtë mbahet mend dhe kujtohet për shumë motive: si përballja e parë pas lufte e një skuadre shqiptare me një italiane; për fanellat e bardha që luajti Partizani dhe stemën e vendosur në to; për fitoren e parë në këtë trofe, si dhe golin e Shaqirit; për rastin e humbur nga Pano dhe për atë të realizuar nga oficeri me gradë madhore, Neptun Bajko në Torino. Por, edhe për tetorin e surprizave, Traktatin e Varshavës, rekordin e Bob Bimes, stilin Fosburi apo grushtin lart të Tomi Smith. Ajo për të cilën pak është folur dhe pak dihet akoma më pak ishte pikërisht reagimi dhe refuzimi nga zyrtarët e klubit që protestuan duke urdhëruar skuadrën e Partizanit të mos dilte nga fusha në përfundim të ndeshjes. Është sezoni i parë i formulës së golit në udhëtim, që i çorientoi drejtuesit ushtarakë.

Cilët ishin trofetë europianë të kohës Ishin katër: Kupa e Kampioneve, Kupa e Kupave, Kupa e Panaireve dhe Mitropa Cup. Në të parën merrte pjesë skuadra kampione, në të dytën fituesja e kupës dhe në të tretën skuadra e renditur në vendin e tretë e më poshtë, numri i të cilave ishte më i madh për vendet e Europës Perëndimore. Ndërsa në Mitropa Cup (kupa e Europës Qendrore) luanin skuadrat e klasifikuara në mesin e renditjes (varej edhe nga ato që caktonin federatat respektive). Ndeshjet në tri trofetë e para ishin me sistem vajtje-ardhje me eliminim. Luhej gjithashtu edhe Kupa Ndërkontinentale.

Ndryshohet formula Sapo ishin përjashtuar dy skuadrat 17 Nëndori dhe Partizani, të Prapaskena në ndeshjen e famshme, të kuqtë besonin se goli në transfertë vlente sa për dy Torino-P orino-Partizani, kur goli i artizani, kur goli i artizani, kur goli i Bajkos ngatërroi të kuqtë Bajkos ngatërroi të kuqtë të mos dilnin nga fusha të mos dilnin nga fusha Ndeshja përfundoi 3-1, “demat” pretendonin për barazi pas fitores 1-0 në Tiranë cilave iu privua të luanin edhe në kompeticionet zyrtare të UEFA-s të atij sezoni. Ndërkohë Dinamon, si fituese në tavolinë e titullit, shorti e caktoi në Kupën e Kampioneve të luante me gjermanët e Eintraht Bundeshvajgun. Një takim që nuk u zhvillua për tërheqje të Dinamos, kështu të paktën është thënë për kohën. (Nuk ka informacion që UEFA të këtë ndërhyrë pas përjashtimit të Partizanit dhe 17 Nëndorit, për moslejimin e Dinamos të merrte pjesë, pasi e kishte konfirmuar si kampione, duke e hedhur edhe në short). Pra, në shtatorin e 1967-ës nuk ka pjesë- marrje europiane për klubet shqiptare. Sezoni futbollistik në Shqipëri, ai ’67-’68 ka një ndryshim në formulë. Nuk dihet për çfarë arsye, ndoshta duke kopjuar sistemin rus, u vendos që të aplikohej zhvillimi i kampionatit sipas sistemit pranverë-dimër dhe në vjeshtën e vitit 1967 ai nuk filloi, por FSHF organizoi me ekipet e Kategorisë së Parë një aktivitet “Kupa e Federatës” shtator-dhjetor, të cilën e fitoi Dinamo. Në janar të vitit 1968 filloi aktiviteti i dyfishtë zyrtar, faza e parë e kampionatit dhe Kupa e Republikës. Partizani mundi në finale Vllazninë pas dy takimeve dhe u shpall fitues i kupës që i siguroi pjesëmarrjen në Kupën e Kupave. Paralelisht vazhdonte edhe kampionati (14 skuadra), deri në qershor luhej faza e parë, ndërsa në shtator-dhjetor mbyllej e dyta dhe 17 Nëndori me 45 pikë fitoi titullin kampion, pas një rivaliteti deri në çastet e fundit me Partizanin, 44 dhe Dinamon të tretën me 38 pikë. Tomori e Ylli i Kuq, dy të fundit me 18 e 12 pikë, zbritën një kategori më poshtë. Por, duke qenë se skuadra kampione shpallet në dhjetor, nuk ka pjesëmarrjen në Kupën e Kampioneve atë vit. Ndërkohë FSHF, duke parë që ky sistem nuk funksionon, urdhëroi për ndryshim sërish të formulës dhe rikthim te formati klasik. Nga janari deri në maj të 1969 ajo organizoi kupën e “25- vjetorit të Çlirimit” (jo Kupën e Shqipërisë) dhe në shtator fillon faza e parë e sezonit 1969-’70. Ndërkohë 17 Nëndori, si fitues i titullit kampion në dhjetorin e kaluar, mori pjesë në Kupën e Kampioneve ndaj Standardit të Liezhit, shtator 1969.

Goli në transfertë Rregulli i golit në transfertë për herë të parë është aplikuar në edicionin futbollistik 1968-’69. Kjo formulë e njohur nga UEFA e FIFA ishte një formë për t’i dhënë prioritet skuadrës të sulmonte për të shënuar në takimet direkte vajtjeardhje në kërkim të golit në transfertë dhe jo asaj që rreshtohej në mbrojtje. Në rast barazimi pikësh dhe golash, do të kualifikohej ajo skuadër që kishte realizuar më shumë në fushën kundërshtare (simbolikisht ai gol do të kishte vlerë të dyfishtë). Por, gjatë aplikimit të këtij rregulli, është verifikuar një gabim, pikërisht në të tetat e Kupës së Kupave në sezonin 1971-72, midis Gllazgou Rejnxhërs e Sporting Lisbonës. Rezultati pas dy takimeve ishte: Vajtje Rejnxhërs-Sporting 3-2, kthimi Sporting-Rejnxhërs 3-2 pas 90 minutave dhe 4-3 gjatë kohës shtesë 2×15 minuta. Pra, në përfundim të 120 minutave, rezultati ishte i barabartë me nga një fitore dhe 6-6 me gola, ndërkohë që skocezët kishin realizuar 3 të tillë në transfertë ndaj 2 të portugezëve. Mirëpo, arbitri urdhëroi ekzekutimin e 11-metrave që nxjerrin fitues portugezët 3-0. Pas ndeshjes, skocezët ankimojnë në UEFA, duke marrë të drejtën e kualifikimit në tavolinë, për të vijuar deri në marrjen e trofeut në finale me “Dinamon” e Moskës. 1968-ta dhe tetori i bujshëm Ky vit mbart ngjarje të mëdha historike, si politike ashtu edhe sportive, madje tetori i këtij viti mund të jetë më i bujshmi për shumë dekada. Pak muaj më parë, Mançester Junajtid i Xhorxh Bestit kishte mundur thellë 4-1 Benfikën e Eusebios, pas kohës shtesë (1-1), Milani kishte fituar Kupën e Kupave, duke mundur Hamburgun 2- 0 dhe Lids Junajtid Kupën e Panaireve, pas fitores 1-0 ndaj Ferencvarosh. Në Romë, Italia është shpallur kampione e Europës pas dy takimeve historike me Jugosllavinë dhe monedhës fatsjellëse të Faketit me Rusinë. Në tetor zhvillohen Lojërat Olimpike të Meksikës, që regjistrojnë tri momente historike të mëdha: grushte lart të atletëve amerikanë me në krye spriniterin Tomi Smith; stilin e ri e të paparë në kërcim së larti të Dik Fosburit dhe rekordin shekullor të kërcimit së gjati nga Bob Bimen 8.9 m. Por, edhe në muzikë, të famshmit Beatles janë drejt ndarjes dhe kënga e tyre e “Let it be” është e fundit që këndohet në këtë vit prej katër legjendarëve liverpulas. Largimi nga Traktati, por jo nga Europa Në prag të startimit të sezonit 1968- ’69, për shkak të situatës politike, në veçanti në vendet e Europës Lindore, kryesisht pas “Pas ngjarjeve në Pragë” dhe gushtit të ’68- ës, kur Rusia invadon Çekosllovakinë, qeveria shqiptare e kohës deklaron publikisht daljen nga Traktati i Varshavës dhe vendi përgatitej intensivisht për çdo ndërhyrje ushtarake nga jashtë.

Punohet me punë vullnetare për ndërtimin e fortifikimeve për mbrojtjen e popullsisë. Në këtë kohë u tërhoqën nga aktivitetet europiane skuadrat e Dinamos së Moskës, hungarezët e Gyori ETO FC, Spartak i Sofjes, polakët e Gornik Zabrze dhe FC Union Berlin, ndërsa nuk ka një reagim të tillë nga klubet shqiptare, ashtu si ekipet e lartpërmendura. Madje qëndrojnë duke luajtur me Torinon. Sirenat që alarmuan Torinon Sidoqoftë në këtë periudhë Tirana dhe e gjithë Shqipëria jetonte çaste ankthi, punohej, mbrohej dhe vendi ishte kthyer në një bunker. Për popullsinë është garantuar strehimi në rast lufte dhe pranë çdo pallati, ndërmarrje janë ndërtuar qendra strehimi të bëra me punë vullnetare. Në tarracat e pallateve u vendosën sirena alarmi, filluan provat për evakuim të popullsisë në rast lufte. Të sistemuar në hotel “Dajti” të kryeqytetit, në mbrëmje krejt papritur janë dëgjuar sirena alarmi dhe qytetin e ka mbuluar errësira dhe italianët janë përfshirë në çaste pasigurie, krejtësisht të panjohura për ta. Të frikësuar kanë zbritur shkallët e hotelit dhe kanë dalë në sheshin para tij, pa kuptuar asgjë çfarë po ndodhte. Ndërkohë, një heshtje e madhe, qetësi madje punonjës, njerëz të personelit të hotelit që vrapojnë të futen në vendstrehimin më të afërm. Gjithçka në 30 minuta, pastaj dritat janë rikthyer dhe është vendosur normaliteti. Nisur nga kurioziteti, dikush i ka shpjeguar se janë forma të improvizimit të një sulmi nga “armiqtë” dhe mënyrat për strehimin e shpejtë të popullsisë në jo më pak se 15 minuta. TorinoPartizani, pak histori Torino ka fituar Kupën e Italisë në sezonin ’67-’68, duke grumbulluar 9 pikë në fazën finale të ndeshjeve që u zhvilluan në grupin final me 4 skuadra, të cilat në përfundim u renditën: Torino 9 pikë, Milan 7, Inter 4 dhe Bolonja 1. Në kampionat e mbyll në vendin e 7-të dhe Milan kampion të Italisë. Skuadra vinte pas një tragjedie tjetër, kur një vit më parë një makinë kishte dëmtuar për vdekje yllin e saj, Meroni. Skuadra kishte në përbërje lojtarë kalibri si portieri Lido Vieri Torino, Inter), Ferrini kampion i Europës 68 me Italinë, por ka edhe Modonicon, Agropin e francezin Nestor Kombin. Paolino Pulici sapo ka ardhur në skuadër.

Ka trajner Edmondo Fabrin, trajnerin e Italisë në botërorin anglez. Partizani mbetet skuadra më me emër në Shqipëri, fituese e titujve kampionë dhe mjaft kupave kombëtare. Partizani është e para skuadër shqiptare pjesëmarrëse në aktivitetet europiane zyrtare, si Kupa e Kampioneve dhe Kupa e Kupave, por edhe e para skuadër që do të përballet me një klub italian deri në atë kohë. Para takimit me Torinon, Partizani ishte skuadra që kishte luajtur në Kupat e Kampioneve ndaj kundërshtarëve të njohur të kohës, si Norceping 0-2 dhe 1-1; Spartak Plovdid 1-0 dhe 1- 3; Këln 0-0 dhe 0-2. Por edhe formacioni i 67-të në barazimin historik 0- 0 kundër Gjermanisë kishte bazë lojtarët kryesorë të klubit. Ngjyrat, Partizani me të bardha Mund të jetë ndeshja e vetme në historinë e klubit që Partizani ka luajtur me fanella të bardha, madje në të dyja ndeshjet që rezultojnë të jenë ndërkombëtare. Me të bardha në udhëtim duhet të luante Torino, ndonëse ngjyra tradicionale e klubit është “granata” një e kuqe e fortë e adaptuar në futboll nga shumë skuadra, në veçanti nga Torino si shenjë respekti pas tragjedisë në kodrën e Supergas që goditi skuadrën e madhe pas kthimit nga Lisbona, ku humbën jetën të gjithë. Ndërsa demi në fanellë është simbol i qytetit të Torinos. Lidhur me ngjyrat ka qenë një marrëveshje disa javë më parë, pas ndërhyrjes së klubit italian në Federatën Shqiptare të Futbollit që i detyroi drejtuesit e klubit të Partizanit të porosisin në Trokotazhin e Korçës, me urgjencë fanellat e bardha. (Nuk ka asnjë informacion të saktë dhe cili ishte motivi pse u zgjodh e bardha dhe pse Partizani nuk luajti me të kuqen e zakonshme). Ndërkohë, stemat u porositën në artistiken “Migjeni”, Tiranë, dhe kishin si simbolin e një steme një yll me një flamur të ngjashëm me ato të paketave të cigareve “Partizani”. Ato hiqeshin dhe viheshin në fanellë. Edhe në ndeshjen e dytë Partizani luajti me të bardha.

Pastaj fanellat u dorë- zuan dhe nuk u panë më. Goli i humbur i Panos Janë nga rastet e rralla që humb kjo skuadër gjatë një ndeshjeje dhe protagonist i këtij momenti është Panajot Pano. Pikërisht në takimin me Torinon në pjesën e parë, pas një gabimi të mbrojtjes italiane, Pano është gjendur brenda zonës në një distancë 8-9 metra, i pambuluar, krejtësisht i vetëm përballë me portierin Lido Vieri. Goditja e rrufeshme ka qenë fatale dhe topi që ka përfunduar jashtë mbi traversën e portës jugore duke i shtangur të gjithë. Një klithmë ka pushtuar stadiumin, ndërsa italianët nuk u kanë besuar syve. Loja ishte 0-0 dhe Partizani ka humbur një mundësi shënimi, pikërisht me atë që nuk duhet të gabonte në momentin dhe çastin më shumë se kurrë të duhur. Udhëtimi, sa i gjatë për në Itali Skuadra mori rrugën për në Torino duke udhëtuar me autobus, Tiranë-Dubrovnik. Pastaj avioni Dubrovnik-Romë dhe një natë fjetje në kryeqytetin italian. Të shtunën paradite, me linjën hekurudhore Romë-Torino, ekipi mbërrin në Torino në mbrëmje. Të dielën skuadra u ftua të ndiqte në mesditë ndeshjen e parë të kampionatit, ku Torino fitoi 1-0 ndaj Pizës me gol të Kombin. Skuadra kryesohej nga M. Terihati, Y. Ymeri; trajnerët R. Resmja, M. Ndini, L. Boriçi, mjeku Ismail Feta, masazhatori A. Kastrati dhe lojtarët Janku, Joze, M. Gjika, S. Gjika, Shllaku, Rragami, Bizi, Bajko, Pano, Shule, Ciraku, Coba, Seferi, Kenaj, Vaso, Shaqiri dhe A. Janku. Kombin, Jashari dhe Boriçi Nestor Kombin (francez), lojtari i famshëm i Torinos erdhi në Tiranë, por nuk luajti.

Një zënkë me trajnerin Edmondo Fabri, një ditë para takimit gjatë seancës stërvitore në stadiumin “Dina- mo”, e detyroi këtë të fundit të mos e aktivizojë. Ndërsa, në Torino, te Partizani ka disa ndryshime: Resmja ka kërkuar që të ketë në krah si ndihmës bashkë me Miço Ndinin edhe Loro Boriçin, që udhëton bashkë me grupin, madje shkruan në “Sporti Popullor” edhe artikullin lidhur me post-zhvillimin e ndeshjes. Por, për në Itali nuk ka udhëtuar Robert Jashari, një ndër futbollistët më të rëndësishëm të skuadrës, lojtar formacioni, golashënues. Dikujt nga qeveritarët e kohës nuk i kishte pëlqyer paraqitja sportive e tij në atë periudhë dhe ishte dhënë urdhri për të mos e marrë në Torino. Ka mjaftuar ky moment pas të cilit Bert Jashari do ta braktiste përfundimisht futbollin, klubin duke mos luajtur më. Refuzimi i famshëm Ky është një tjetër moment i takimit. Loja ka përfunduar 3-1, ndeshja nuk është transmetuar në TV, lojtarët janë në mesfushë duke u përshëndetur, drejtues të klubit të Partizanit kanë zbritur në fushë dhe urdhërojnë skuadrën të mos dalë nga terreni, madje të refuzojnë rezultatin përfundimtar, duke pretenduar nga arbitri se Partizani ka shënuar një gol në udhëtim, që sipas tyre ka vlerë të dyfishtë e bashkë me golin e Tiranës, rezultati është i barabartë 3-3 dhe duhet të luhet koha shtesë.

Të painformuar mirë, ata kanë bërë gabim në interpretimin e formulës të sapodalë, pasi shifrat ishin të qarta 3-2 për italianët, pasi nuk kishte barazim golash. Futbollistët, bashkë me arbitrat fillimisht kanë hezituar, por nën zë i kanë bërë të qartë atyre se loja ka përfunduar dhe ajo nuk mund të vazhdojë. Disa minuta diskutime në fushë, pastaj drejtues e futbollistë janë larguar nga terreni. Askush nuk bisedoi më për këtë rast, ndonëse zyrtarët e Partizanit ende nuk e kishin plotësisht të qartë kombinimin e shifrave. Dy golat e famshëm Pëllumb Shaqiri “Lukja”. Goli i parë, që rezulton edhe i fitores, i shënuar në të parin përfaqësim në Kupën e Kupave të një skuadre shqiptare ka firmën e Pëllumb Shaqirit, ose “Lukes”, pasi ashtu e kanë njohur. Duhet të ishte i Panos, pas atij rasti që humbi, por fati ishte ndryshe. Lojtar formacioni në dy takimet ndaj italianëve, Shaqiri zbulohet si një sulmues i majtë, të cilin Resmja e kishte spikatur dhe marrë nga të rinjtë e Birçes në Shkollën “Skënderbej”. Në një çast hutimi dhe pasigurie të mbrojtjes italiane në minutat e para të pjesës së dytë, ai realizoi në pozicion diagonal nga e majta e portës veriore të mbrojtur nga Lido Vieri. Pëllumb Shaqiri, prej vitesh jeton në Kanada. Bajko, futbollisti me gradën oficer Produkt i Shkollës së Bashkuar “Skënderbej” dhe më vonë i Shkollës së Lartë të Bashkuar. I marrë nga Resmja nga të rinjtë e Birçes, ka pak vite që luan me skuadrën e parë shpesh si lojtar formacioni, madje edhe në Kupën Ballkanike në vitin 1966 është i pranishëm. Spikati që në aktivizimet e para dhe tërhoqi vëmendjen e specialistëve, një sulmues tipik anësor dhe interpretues modern i lojës së krahut të djathtë. Edhe ky një ndër talentet e kohës, i përfshirë në strategjinë e re që po krijonte Refik Resmja te Partizani.

Me gradën oficer madhor, lojtar formacioni në dy takimet, madje në Torino është autori i golit të vetëm për Partizanin. Minuta e 85-të, në një rrëmujë në zonë, Tores Ciraku ka goditur portën, një top i devijuar më parë nga portieri Vieri dhe pastaj i përplasur në traversë rikthehet në fushë dhe Bajko nga 8 metra godet saktë duke realizuar golin e parë të një klubi shqiptar në udhëtim në Kupën e Kupave. Karriera e tij si futbollist vazhdoi më pas me Lokomotivën, por për shkak dëmtimesh u ndërpre shumë shpejt. Por pa u shkëputur nga futbolli, vijoi ajo e opinionistit, gazetarit sportiv, por ishte ajo trajnerit që kulmoi në karrierën e tij si trajneri i Kombëtares shqiptare. Sot, në pension, Neptun Bajko jeton në Tiranë.
UVIL ZAJMI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura