Topalli tregon një variant tjetër për mbledhjen e PD: Basha po bënte muhabet kafeneje deri kur Berisha…

Sep 12, 2017 | 10:32
SHPËRNDAJE

Jozefina Topalli, ka reagur me ane te nje statusi ne “Facebook”, lidhur me rrjedhjen e votave nga ana e PD-se, qe votuan pro Gramoz Ruçit si kryeparlamentar, duke treguar dhe detaje nga mbledhja e grupit te PD-se.

21433001_1418876191495114_7223528694085805194_n

“E njejta sjellje ka vazhduar edhe ne mbledhjen e grupit, ku kane folur per hava: kane folur per strategji komunikimi, per muhabete kafje , per dokrra hini por jo per politike dhe as per votat qe i dhuruan Rucit..
Njelloj si ne mbledhjen e pare,Luli perseri ka heshtur si fija e barit deri kur Berisha ka ngritur ceshtjen”, shkruan Topalli.

Statusi i plote

Ne mbrojtje te se vertetes.

Dje Basha pas mbledhjes se grupit shperndau ne media nje deklarate qe kishte dhe fjaline:
“Kush shet votën nuk do të ketë vend në grupin tonë parlamentar.”

Kjo eshte nje tjeter genjeshter , pervecse hipokrizi e Lulzim Bashes. Kete e konfirmon qendrimi i vete LB.
Pas votimit te kryetarit te Kuvendit edhe me votat e PD ka patur dy mbledhje.

E para eshte bere me kryesine e Grupit parlamentar, ku merr pjese kryetari i listes , nenkryetaret dhe kryetaret e komisioneve parlamentare, dhe diskutohen qendrimet politike qe duhet te diskutohen ne grup.

Kjo ka zgjatur rreth 1 ore. Ne kete mbledhje Basha per asnje rast, ne asnje sekond nuk ka ngritur ceshtjen e votimit te Rucit edhe me vota nga PD .
Ai jo vetem nuk ka shprehur asnje qendrim , por nuk ka patur asnje fjale dhe asnje shqetesim per shitjen e votes te grupit te tij (qe ne seancen e pare).

E njejta sjellje ka vazhduar edhe ne mbledhjen e grupit, ku kane folur per hava: kane folur per strategji komunikimi, per muhabete kafje , per dokrra hini por jo per politike dhe as per votat qe i dhuruan Rucit..
Njelloj si ne mbledhjen e pare,Luli perseri ka heshtur si fija e barit deri kur Berisha ka ngritur ceshtjen.

Kjo eshte e verteta.
Cdo fjale e tij pas kesaj eshte e genjeshter ; cdo qendrim i tij me pas eshte i rreme. Sjellja e tij eshte krejt hipokrite.
Ajo shpreh edhe nje here krizen e thelle morale ne lidershipin qe mban sigles e PD.

Disave kjo genjeshter mund t’i duket e vogel; dmth thjeshte nje rrene mes shume te tjerave ,por per mua eshte shume me teper.
Te gjithe e dijne se Basha nuk ka respekt per te verteten.
Por e verteta eshte baza e perbashket nga e cila ndertohet cdo gje.Ne te kundert gjeja shembet, sic po ndodh ne fakt.
Ndershmerisht raporti me te verteten eshte baza e karakterit.
Ne e dijme se edhe politikane te tjere genjejne, por Lulzim Basha eshte nje kategori ndryshe.
Politikanet e tjere edhe bejne perpjekje per ruajtjen e reputacionit.
Luli genjen edhe per vete “gezimin” e rrenes….
Kesaj radhe ai po e perdor skandalin edhe per te kercenuar grupin…me synim kontrollin personal te tij.
Sjellja e tij eshte tipike e njerezve pa
lidership moral, pa asnje parim , te pa afte per te udhehequr, modelin e te cilit e kemi vuajtur per gjysem shekulli.
Nje shkarravine e ketij modeli eshte teper per shqiptaret.

Dhe per kete do paguaje vendi deri sa te beje zgjidhje .

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura