Topalli: Mafia ka marrë vendin. INUK, si vegël e sigurimit për të penguar rikandidimin e kryebashkiakëve

Feb 26, 2015 | 15:44
SHPËRNDAJE

Felaj tregon të dhunuarit nga policia në protestën e 21 janarit

UPDATE/ Deputetja Topalli akuzoi qeverinë se po krijon klimë terrori në vend dhe se po policia dhunon qytetarët e pafajshëm.

“Më shumë burgje se spitale e shkolla…Njerëzit ndjenë frikë dhe terror…Më të pambrojturit janë në burgje”, tha Topalli.

Sipas Topallit shteti policor po masakron qytetarët. Dhunimi i Mishës më kujton Ilia Kumen (Karelin) derisa i morën jetën duke tronditur opinionin publik”, tha Topalli duke theksuar se terror po ushtrohet edhe për pagesat e energjisë elektrike, që po shkaktojnë drama në familjet shqiptare. 

Ministrja Felaj në replikë me zonjën Topalli tregoi disa fotografi ku shfaqeshin disa protestues të dhunuar nga policia në protestën e “21 janarit”.

Felaj: Politikë e paprincipë, sepse në themel kjo politikë vijon të ketë dhunën në themel. Pas dhunës fshihen thjesht dhe ata që janë të pazotë.

Topalli: Meqënëse është ndër ata persona të dhunuar, i kanë kapur peng burrin se merrte para kur zonja ishte prokurore…Je ish-prokurore nuk dëgjova një fjalë për prokurorët që çuan në qeli vajzën 5-vjeçare, 17-vjeçare,…mbyll gojën tashti se po flas unë këtu.

Ato foto çoja Ilir Metës dhe Edi Ramës. Meta ishte në bllok atë ditë dhe Rama i çoi ato pikërisht ndaj Ilir Metës…Je shërbyese e dy shefave.

Pastaj më thuaj cili është morali i kësaj mazhorance? I vrisni e pastaj bashkëqeverisni për të ardhmen europiane. 

Topalli: Mafia ka marrë vendin. INUK, si vegël e sigurimit për të penguar rikandidimin e kryebashkiakëve

Depuetja demokrate, Jozefina Topalli ka akuzuar nga foltorja e Kuvendit, mazhorancën dhe qeverinë se po përdorin INUK-un si vegël të sigurimit të shtetit, për të penguar kryebashkiakët që duan të rikandidojnë për pushtetin lokal. 

Topalli në seancë

“Kryebashkiakun e Pogradecit e detyrojnë të japë dorëheqjen, por edhe e falenderojnë,…4 muaj para zgjedhjeve. Ku është parë të futet në burg kryebashkiaku i Gjirokastrës? Po ai tjetri të merret edhe të akuzohet për korrupsion? Unë s’them se janë puritanë. I çoni INUK para se të ndani tortën e zgjedhjeve lokaleve…I çoni INUK si sigurimi 25 vjet më parë, për t’i ulur kokën poshtë e që me thanë: ‘rroftë pusheti i madh’”, tha Topalli.

Topalli: Mafia ka marrë vendin. Pse hesht qeveria?

Topalli tha se situata e rendit dhe sigurisë në vend është shumë e rëndë.

“Intervista e Enver Bashës, tronditëse…Lidhje të forta të regjimit me krimin…Rendi po kthehet mbrapsht në ditët më të zeza të tij…Pse policia ja refuzoi statusin mbrojtës?…Refuzimi i mbrotjes së djalit që su tund as nga floriri i premtuar nga Xhuvani, nuk u dekurajua nga kërcëmi…është kompromentuese për secilin prej këtyre që qëndrojnë pas. Policia nuk i merrtë dëshminë. Kompromentim për Ramën. Policia kishte një shqetësim: Nëse ishte ankuar në ndonjë vend…Pse heshtni? Pse duhet të flas një person për ngjarje kaq kompromentuese? Akuzoj Ramën”, tha ajo duke iu referuar dhunimit të dëshmitarit të vrasjes së 4-fishtë nga Kostadin Xhuvani. 

“Sa koincidenca të frikshme ndodhin këto kohë. Edhe roja i lokalit ku u bënë vrasjet u gjet i vdekur…Si nuk thuhet një fjalë për qytetarin tjetër të zhdukur në Krujë. Dëshmitari i zhdukur i mbrojtur për vrasjen e komisarit kohë më parë…Ku është ai që e kanë rrëmbyer. A është gjallë? Ça thotë policia? A hetoni ju zoti ministër? Pse nuk flisni ju qeveritarë? Pse nuk flet as media? Heshtja është mafia”, tha Topalli. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura